Analisti politik Ejup Gojnovci ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, kanë bërë një investim të përbashkët në mënyrë që kandidatura e Bekim Sejdiut për president të Kosovës të jetë më e pranueshme në LDK.
Për këtë arsye, sipas tij, edhe gjatë prezantimit të emrit të Sejdiut në konferencën për media, foli vetëm Abdixhiku dhe Kurti s’e mori fjalën fare.
Siç ka thënë Gojnovci, me këtë Abdixhiku deshi të dërgojë të deputetët e LDK-së mesazhin që Sejdiu është më tepër kandidat i LDK-së.
“Abdixhiku e prezantoi duke treguar ishte kandidat i propozuar fillimisht nga LDK-ja, ndonëse tha që ishte kandidat nga të dy taborët, dhe patjetër fakti që Abdixhiku foli në konferencë dhe Kurti jo, ishte një mesazh për të dërguar në shtëpinë e tij politike Abdixhiku, për të ju thënë deputetëve të LDK-së që Sejdiu është më tepër kandidat i LDK-së dhe nuk përfaqëson bindje të Vetëvendosjes”, është shprehur Gojnovci në emisionin “60 Minuta” në KTV.
Sipas tij, me mosmarrjen e fjalës në konferencë, Kurti i bëri një shërbim Abdixhikut.
“Andaj edhe Kurti për t’ia bërë një shërbim të tillë Abdixhikut dhe LDK-së, që Sejdiu të jetë i pranueshëm në LDK, nuk e mori fare fjalën. Pra ka një investim të përbashkët të Kurtit dhe Abdixhikut, që kandidatura e Sejdiut të jetë më e pranuar në LDK, ngaqë besoj se aty ka një papajtueshmëri”, ka deklaruar Gojnovci.
Të hënën LVV-ja dhe LDK-ja kanë njoftuar se janë pajtuar që Bekim Sejdiu të jetë kandidat konsensual për president.
Pas kësaj deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se nuk do ta përkrahë kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.
Në një status në Facebook ka shkruar se këtë nuk do ta bëjë për arsye personale, por për parim politik dhe institucional.
Ο Χότι έγραψε περαιτέρω ότι ο Πρόεδρος της Δημοκρατίας θα πρέπει να είναι μια ενωτική προσωπικότητα, που να οικοδομεί συναίνεση πέρα από τα κομματικά συμφέροντα και να εκπροσωπεί το γενικό συμφέρον των πολιτών, προσθέτοντας ότι αυτή η υποψηφιότητα δεν πληροί αυτό το κριτήριο.
Gojnovci e ka quajtur cinik qëndrimin e Hotit lidhur me kandidaturën e Sejdiut.
“Më është dukur jashtëzakonisht cinike ajo që Hoti prezantoi në rrjetet sociale, duke kundërshtuar apriori kandidaturën e Sejdiut. Nga ajo që lexova nuk kishte asnjë arsyetim të qëndrueshëm se pse është kundër”, ka theksuar Gojnovci.