Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka cilësuar të drejtë dhe parimor qëndrimin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës që të mos bashkëqeverisë me Vetëvendosjen dhe kryetarin e saj, Albin Kurti.
Την Πέμπτη, LDK-ja njoftoi se ka hequr dorë nga kërkesa e saj për të marrë postin e presidentit. Ajo bëri thirrje për president jopartiak si kriter për të qëndruar në sallë për kuorum.
“Aleanca ka kohë që ka nënvizuar me ngulm lojën e pandershme të Kurtit dhe partisë së tij. Prandaj, qëndrimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrur pjesë në qeverisje me Kurtin është i drejtë dhe parimor dhe si të tillë e përshëndes. Ai synon të ketë kontroll të plotë mbi të gjitha institucionet dhe mbi gjithë shtetin të cilin po e degradon çdo ditë”, ka shkruar Gjini në Facebook.
Aleanca e ka refuzuar vazhdimisht komunikimin me Kurtin pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Kjo parti ka thënë se i ka gjashtë kërkesa për Kurtin që ta mbështesë në formim të institucioneve.
“Aleanca mbetet e qartë. Kosova nuk guxon të kontrollohet nga një njeri, si dhe cilado qeveri e ardhshme duhet të pranojë: 1. Gazin amerikan 2. Të ndërtojë kapacitete energjetike 3. Ta përfundojë infrastrukturën kryesore 4. Ta ngrisë pragun e TVSH për bizneset e vogla 5. T'i lirojë bujqit nga tatimi në pronë 6. Të investojë në kryeqytet”, ka shkruar tutje Gjini.
-
Οι βουλευτές του VV και του LDK μεταφέρουν τις πολιτικές τους συζητήσεις στα μέσα κοινωνικής δικτύωσης
-
Δίνονται ενδείξεις για συμφωνία LVV-LDK
-
Γιατί ο Agim Çeku δεν κήρυξε την ανεξαρτησία;
-
Ορίστηκε η συντακτική συνέλευση, τα κόμματα αντιμετωπίζουν προθεσμία για την προεδρία
-
Ορισμένα ιδιωτικά νηπιαγωγεία στο Κόσοβο Πόλιε αυξάνουν τις τιμές κατά 30 ευρώ