Analisti politik Ardit Gjinali, ka thënë se marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjen e presidentes tregon si viajt e kuqe mes subjekteve politike janë fshirë.
“Jemi në fazën politike në të cilën vijat e kuqe janë fshirë, praktikisht marrëveshja e fundit me LVV-së e PDK-së për zgjedhjen e presidentes është tregues i faktit se tashmë në këtë Republikë vijat e kuqe politike janë fshirë”, është shprehur Gjinali nw emisionin “Konfront” në KTV.
Ai ka thënë se ky është një lajm i mirë, por që hap dimensionin si për sjelljen e re institucionale ashtu edhe për dinamikat e reja në jetën politike.