Gjatë javës së kaluar në Kosovë janë regjistruar 25 raste të reja me fruth, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Sipas përditësimit të fundit të IKSHPK-së nga 16 prilli deri më 17 gusht në Kosovë janë regjistruar gjithsej 137 raste me fruth.
Numri më i lartë i rasteve është regjistruar në komunën e Prishtinës (47), pasuar nga Fushë-Kosova (34), Ferizaj (12) e Obiliqi (8).
“Gjatë javës së fundit, ekipet e vaksinimit në komunat me numrin më të lartë të rasteve të fruthit (Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Obiliq, Vushtrri dhe Skenderaj), kanë intensifikuar aktivitetet, me ç‘rast kanë vaksinuar me MMR gjithsej 276 fëmijë të vonuar për vaksinim sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit. IKShPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore”, ka njoftuar IKSHPK. “Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit në qendrat e mjekësisë familjare”.
-
Την τελευταία εβδομάδα, καταγράφηκαν 21 νέα κρούσματα ιλαράς στο Κοσσυφοπέδιο.
-
«Πώς το Κόσοβο μεγάλωσε μέσα μου και εγώ μαζί του»
-
Πώς το Μαυροβούνιο έθεσε το ζήτημα της ανεξαρτησίας του Κοσσυφοπεδίου
-
ΨΕΜΑ: Ιστότοπος καταναλωτών στοχοποιήθηκε από κυβερνοεπίθεση
-
Ακόμη και το LDK απορρίπτει την πρόσκληση του Χατζίου