KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Gërvalla: Δεν τολμούμε να περιμένουμε να σκοτωθούν γυναίκες για να αντιδράσουμε, χρειαζόμαστε πρόληψη

Donika Gërvalla

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se është detyrim të veprohet për të parandaluar vrasjet e grave. Ajo ka reaguar pas vrasjes së një gruaje dhe vëllait të saj në Gjilan të premten. 

Gërvalla ka shprehur ngushëllime, teksa shtoi se familja e tyre u goditën nga një tragjedi. 

“Nuk guxojmë të presim që gratë të vriten për të reaguar. Detyrimi ynë është të veprojmë, të parandalojmë dhe të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë. Vrasja e grave është krim, aq i rëndë dhe i tmerrshëm sa asnjë shoqëri nuk mund ta trajtojë si të pashmangshëm atë që ka detyrim ta parandalojë”, ka shkruar ajo.

Vëlla e motër mbetën të vdekur të premten pasdite në Livoç të Ulët të Gjilanit pasi bashkëshorti i gruas shtiu mbi ta dhe një person të tretë – i cili gjendet në spital në gjendje të rëndë. I dyshuari më pas është arrestuar.