KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

«Ελευθεροί από το καθεστώς Κούρτι-Ντεζόνα», Ραμαντάνι: Οι βουλευτές του VV δεν έχουν ελευθερία λόγου

aaak

Φωτογραφία: Driton Pacharada

Aleanca ka zhvilluar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur “Regjim parti, regjim shtet”.

Ata para hyrjes së Kuvendit kanë vendosur fotografi me deputetët e Vetëvendosjes në të cilat shkruan “Free nga regjimi Kurti-Dejona”.

Para mediave, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani deklaroi se deputetët e Vetëvendosjes janë të kapur, siç e quajti ai, nga “regjimi Kurti-Dejona”.

“Mëngjesin e sotëm kemi ekspozuar atë që po ndodh. Këtë aktivitet sot e kemi quajtur ‘Regjim parti, regjim shtet’. Dhe pyetja themelore është: a keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë deputet ose deputete të Vetëvendosjes që e flet mendimin e tyre? Përgjigja është jo, sepse partia e tyre udhëhiqet me grusht të hekurt, pra është jodemokratike, dhe ky nuk është problem veç i kufizuar veç në Vetëvendosje. Problemi këtu është se i njëjti model po tentohet në mënyrë të egër të vendoset në të gjitha institucionet e Kosovës, përkatësisht ky model me grusht të hekurt po tentohet të vendoset në shtetin e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, deputetët e Vetëvendosjes janë të bllokuar brenda siç ka thënë si brenda atij grushti të hekurt të grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

“Sot, bashkë me të rinjtë e Aleancës, ne kemi vendosur ta bëjmë këtë aktivitet për të vendosur në pah faktin se deputetet e deputetët Vetëvendosjes janë të bllokuar brenda atij grushti të hekurt të grupit parlamentar të Vetëvendosjes dhe e vetmja gjë që mund të flasin në jetën e tyre është vetëm atë që u shkruhet tek “nëna parti” ose kanë urdhër që të mos flasin, e nuk flasin pastaj. Ju them me përgjegjësi se jo rrallë dhe në adresa të caktuara deputetët e deputetët Vetëvendosjes kanë filluar të ankohen për bllokimin brenda grupit parlamentar dhe këtij grushti të hekurt që ndodh aty, respektivisht nuk pajtohen me atë që ndodh, por e thonë se nuk e kanë lirinë e shprehjes dhe nuk e kanë lirinë që të flasin për tema personale, përkatësisht mendime personale në lidhje me situatën e bllokimit të shtetit”, ka shtuar ai.

Ramdani, më tutje ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë liri.

“Pra, nuk kanë liri. Ne besojmë se secili deputet duhet të jetë i lirë që të ushtrojë mandatin e vet që ia ka dhënë populli i Kosovës dhe atë të flasë, të mendojë, të shprehet e të veprojë, e që në rastin konkret po shohim një situatë që është regjim partiak që synon të kthehet në regjim shtet”, ka thënë ndër të tjera ai.