Pas arrestimit, Fehim Sali e ka pranuar para autoriteteve të Kosovës se ka qenë i rekrutuar nga BIA serbe dhe se ka kontaktuar vazhdimisht me zyrtarë të saj. Ndaj tij, gjykata ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh. E, bazuar në dosjen e prokurorisë, ky i dyshuar për spiunazh i ka ofruar BIA-s informacione të ndjeshme për institucionet dhe ka synuar t’i sigurojë Serbisë spiunë të ri në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Fehim Salit, i cili një ditë më parë u arrestua nën dyshimet se ka spiunuar për llogari të Serbisë.
Në kërkesën e Prokurorisë për këtë masë sigurie, e të cilën e ka siguruar KOHA, thuhet se ky i dyshuar i ka ofruar BIA-s serbe informacione me rëndësi dhe ka vepruar sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarit të lartë të këtij shërbimi, Zhelimir Matoviq, i njohur me nofkën “Zheljko”.
“Ka ofruar informacione për situatën politike në Kosovë, ka bërë identifikimin e zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) përmes fotografimit të tyre, ka ofruar informacione të personave që i përkasin sektit vehabi dhe personave të tjerë, e të cilët më pas i ka propozuar të zyrtari i BIA-s si objektin e mundshëm për kontaktim dhe rekrutim”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.
Sipas dosjes së prokurorisë, Sali ka ndërmjetësuar për çështje dhe dokumente të lidhura me institucionet e Serbisë, si dhe ka mbajtur kontakte me persona me ndikim në të dyja shtetet.
“Ka mbajtur kontakte me persona me ndikim politik dhe shoqëror në Serbi dhe në Republikën e Kosovës nga komunitetet joshumicë, të cilëve këtyre të fundit edhe u ka ofruar udhëzime dhe orientime për mënyrën e veprimit politik, të gjitha këto me qëllim të sigurimit, mbledhjes dhe përcjelljes së informatave me interes për BIA-n serbe.”
επίσης
Ο δρόμος προς την κόλαση είναι στρωμένος με καλές προθέσεις.
Prokurori Special, Bekim Kodraliu, bëri të ditur se Sali e ka pranuar krimin.
“I pandehuri edhe vetë deklarojë se ka qenë i rekrutuar dhe ka pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të BIA-s”, ka theksuar Kodraliu.
Prokurori tha se nga provat e siguruara në bashkëpunim me Policinë dhe Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, është vërtetuar se i pandehuri i ka ofruar Serbisë informacione në dëm të interesave të Kosovës.
“Siç jeni të informuar edhe dje kemi krijuar një bastisje në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe kemi siguruar prova materiale më konkretisht telefona, një shumë të caktuar parash, të cilat ne konsiderojmë që janë dobi pasurore e kryer me anë të veprës penale dhe se pas përfundimit të hetimeve konsiderojmë që të njëjtit do t’i ngrisim edhe aktakuzë për veprën penale, për të cilën veç kemi vërtetuar dyshimin e bazuar”, ka thënë prokurori Kodraliu.
επίσης
Πώς κατακτήθηκε η χώρα... και γιατί κανένας Κοσοβάρος δεν πέτυχε στην Αλβανία
Sali u arrestua mëngjesin e së enjtes, në pikën kufitare në Merdar, teksa po kalonte në Serbi pas orës 07:00 të mëngjesit.
Ai punonte si arsimtar në shkollën “9 Maji” në fshatin Rapçë të Dragashit, që funksionon në kuadër të sistemit paralel serb, ndërsa më herët ka qenë i angazhuar për dy mandate në Këshillin Konsultativ për Komunitete brenda Presidencës së Kosovës. Nga pozita në këtë Këshill është shkarkuar në vitin 2024.
-
Τζαφέρ Σάτρι: Ορίστε μια λίστα με πράγματα που δεν έχουν ειπωθεί μέχρι στιγμής
-
Ο Φεχίμ Σαλί είναι ύποπτος για συλλογή πληροφοριών σχετικά με Ουαχαμπίτες και άλλα άτομα που θα μπορούσε να στρατολογήσει.
-
Υποψίες της Εισαγγελίας: Ο Φεχίμ Σαλί αναγνώρισε αξιωματούχους της KIA, οι φωτογραφίες εστάλησαν στην BIA