Eric Wendt i ka paraqitur letrat kredenciale te presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një njoftim nga Begaj është thënë se Wendt dhe Begaj kanë riafirmuar partneritetin e fortë ndërshtetëror dhe kanë diskutuar për të ecur përpara në bashkëpunimin në mbrojtje, rritje ekonomike dhe luftë kundër grupeve kriminale transnacionale.
Wendt e ka pasuar Yuri Kimin, që e ka përfunduar mandatin si ambasadore e SHBA-së në qershor të 2023-s.
Wendt ka përvojë më shumë se 30-vjeçare në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, gjatë të cilës ka mbajtur poste të rëndësishme në strukturat amerikane dhe ndërkombëtare të sigurisë.
Gjatë prezantimit në Senat, Wendt pati thënë se prioritet i tij do të jenë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave të SHBA-së duke thënë se katër fusha kryesore të punës në Shqipëri do të jenë siguria, mbrojtja, ekonomia dhe funksionimi i ambasadës.