KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Ειδικός τροχαίας κατά του τέλους των 2 ευρώ για την είσοδο στο κέντρο της Πρίστινα

Nol Dedaj

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, e ka kundërshtuar paralajmërimin për vendosjen e një tarife prej 2 eurosh për automjetet që hyjnë në qendër të Prishtinës, duke e cilësuar masën si të paarsyeshme në rrethanat ekonomike të Kosovës.

Nesër, në seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, pritet të hidhet në votim ky propozim.

Dedaj ka thënë se qytetarët nuk mund të ngarkohen me pagesa shtesë për të hyrë në qendër, sidomos kur, sipas tij, nuk kanë rrugë alternative për qarkullim.

“Nuk e kemi situatën ekonomike që sa herë të hyjmë në qendër të paguajmë 2 euro. Nuk është Angli, nuk është Francë. Nuk duhet të bëhet, nuk ka arsyeshmëri. Çfarë do të ndodhë me një qytetar që ka për të hyrë pesë ditë? Pesë ditë nga dy euro bëhen 10 euro, për një muaj 40 euro. Cila është kjo arsyeshmëri ekonomike?”, ka thënë Dedaj në emisionin “tre8tre” të KTV-së. 

Ai ka kërkuar që, në vend të tarifimit të qytetarëve, të krijohen kushte më të mira për përdorimin e transportit publik.

“Kryetarit duhet t’i thuhet: bëji kushtet që qytetari ta shfrytëzojë transportin publik, e jo t’ia marrësh 2 euro pse po hyn në qendër”, është shprehur ai.

Dedaj ka thënë se nuk është e qartë as se cila zonë do të konsiderohet “qendër” e Prishtinës.

Tutje, eksperti e ka quajtur “projekt të dështuar” vendosjen e semaforëve në rrugën “Agim Ramadani”.