Dy kanë qenë arsyetimet e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, pse nuk i hodhi në votim kandidatët për nënkryetarë. Për propozimin e Listës Serbe ka thënë se ishte jokushtetues për shkak të përdorimit të termit “populli serb”, ndonëse i njëjti formulim ishte përdorur në Kuvend edhe në vitin 2021 dhe ishte votuar nga Vetëvendosja. Ndërsa për kandidatët e PDK-së dhe LDK-së ka thënë se nuk kishin vota, edhe pse mbështetja e tyre nuk është testuar përmes votimit
Dy arsyetime i ka përdorur kryetarja e re e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për të pamundësuar konstituimin e Kuvendit të mërkurën.
Por të dyja janë kundërthënëse.
E para lidhet me, siç ka thënë ajo, propozimin jokushtetues për nënkryetar të Kuvendit nga Lista Serbe, për shkak të përdorimit të termit “populli serb”.
“Popull serb ka në Serbi, ndërsa Republika e Kosovës e ka popullin e Kosovës, ku 92% janë shqiptarë, 4% serbë dhe 4% nga komunitetet e tjera”, ka thënë ajo.
Përfaqësuesi i Listës Serbe, Igor Simiq, gjatë nominimit të Sllavko Simiqit për nënkryetar, ka thënë se ai propozohet “në emër të popullit serb”.
I vetmi institucion në Kosovë që mund të japë interpretim për kushtetutshmërinë e një çështjeje është Gjykata Kushtetuese.
Gjithashtu term i njëjtë ishte përdorur nga Lista Serbe edhe në konstituimin e Legjislaturës VIII, më 22 mars 2021. Atë kohë Vetëvendosja e pati votuar propozimin.
Arsyetimi i dytë i kryeparlamentares ishte se nuk ka vota për kandidatët për nënkryetarë të propozuar nga Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike.
Megjithatë, emrat e nominuar nuk u hodhën në votim, përmes të cilit do të mund të verifikohej nëse kishin apo jo mbështetjen e deputetëve.
“As propozimi i Grupit Parlamentar të PDK-së, që ishte zonja Vlora Çitaku dhe në anën tjetër as propozimi i LDK-së, që ishte zotëri Kujtim Shala. Sikurse edhe zonja Nagavci ngriti shqetësime të njëjta lidhur me deklarimet e deputetit Simiq që janë jokushtetuese. Pra është që është e qartë që nuk ka vota për propozimet e tyre për t’u zgjedhur nënkryetar të Kuvendit”, ka thënë Haxhiu.
E para ngecjes në pikën e katërt të rendit të ditës të vazhdimit të seancës konstituive, me 62 vota për është votuar Haxhiu si kryeparlametare.
Pasi zuri vendin në krye të kuvendit, ajo u ka kërkuar grupeve parlamentare, me radhë, të nominojnë kandidatët për pesë postet e nënkryetarëve.
Propozimet ishin të njëjta me ato të muajit mars, kur është bërë konstituimi i Legjislaturës X.
Vetëvendosja ka propozuar Ardian Golën, PDK-ja Vlora Çitakun, LDK-ja Kujtim Shalën, Grupi Multietnik joserb, Emijlija Rexhepin, ndërsa Lista Serbe, Slavko Simiqin.
Për mënyrën e votimit të pesë kandidatëve, Haxhiu ka ftuar përfaqësuesit e grupeve parlamentare në një konsultë të shkurtër.
Diskutimi pesëminutësh nuk ka prodhuar marrëveshje, pas së cilës kryetarja e Kuvendit ka vendosur për pauzë 30-minutëshe.
E, ndërprerja zgjati rreth një orë e gjysmë.
Pas saj, Haxhiu ka thënë se grupet parlamentare nuk kanë arritur marrëveshje dhe i ka kërkuar deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, ta tërheqë formulimin e përdorur në propozimin e tij.
Simiq këmbënguli se propozimi është në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe se sipas tij, “askush nuk mund t’ia mohojë këtë të drejtë”.
Pas kësaj, Haxhiu e ka ndërprerë seancën dhe ka vendosur që ajo të vazhdojë pas dy ditësh, në përputhje me pikën 5 të nenit 12 të Rregullores.
Mirëpo, këtë dispozitë Vetëvendosja nuk e ka respektuar për më shumë se një muaj, pasi seanca konstituive, para asaj të së mërkurës, ishte mbajtur për herë të fundit më 8 gusht.
Me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve, Kuvendi konsiderohet i konstituuar.
Për përfundimin e këtij procesi, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të 25 qershorit 2025, deputetët kanë pasur kohë deri më 7 gusht.
E pajtueshmërinë për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, që nuk e patëm në vazhdimin e seancës konstituive, Lëvizja Vetëvendosje synon ta arrijë në një takim me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, e atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Για τον λόγο αυτό, ο υπηρεσιακός πρωθυπουργός και ηγέτης του Κινήματος Vetëvendosje, Αλμπίν Κούρτι, ανακοίνωσε ότι κάλεσε τους δύο ηγέτες αυτών των κομμάτων σε συνάντηση.
Ζήτησε μια εποικοδομητική προσέγγιση, ώστε να συγκροτηθεί η Βουλή του Κοσσυφοπεδίου και να σχηματιστεί η νέα κυβέρνηση το συντομότερο δυνατό.
“Unë jam në kontakt përveç se me kryetarin e LDK-së, i kam shkruar edhe atij të PDK-së që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve. Meqenëse nevojitet mbështetja e mazhorancës edhe për propozimet e tyre, le të jemi pozitiv e konstruktiv dhe në këtë mënyrë të kemi Kuvend të konstituar, shpejt qeveri të formuar dhe të kalojmë te zgjedhja e presidentit, që duhet të bëhet në mënyrë që t’i evitojmë zgjedhjet e reja”, ka thënë Kurti.
Duke folur për situatën rreth propozimit të Listës Serbe për nënkryetarë të Kuvendit, Kurti ka thënë se deklarata e përfaqësuesit të kësaj partie ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe me betimin e deputetit.
Ndërsa Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk do ta votojnë propozimin e Listës Serbe pa u tërhequr deklarata e Simiqit, ndërsa nuk kanë votë as për propozimet e PDK-së dhe LDK-së.
“Deklarata e Simiqit është e papranueshme dhe bie ndesh me Kushtetutën. Kërkova ta tërheqë fjalën, pati deputetë që nuk e konsideruan problematike. E çështja e dytë është se propozimet e PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku përkatësisht Kujtim Shala, që të gjithë jemi dëshmitarë që të dy deputetët ndërkohë kërkojnë votë për veten e tyre, të njëjtit deputetë thonë se nuk do të marrin pjesë në votimin e presidentit dhe po na çojnë drejt zgjedhjeve të reja”, ka thënë ajo.
Ωστόσο, οι ηγέτες του Δημοκρατικού Κόμματος και της Δημοκρατικής Ένωσης του Κοσσυφοπεδίου έχουν κατηγορήσει το Κίνημα Vetëvendosje για την αποτυχία συγκρότησης της Συνέλευσης.
Βουλευτές από αυτά τα δύο κόμματα δήλωσαν ότι αυτό που συνέβη ήταν απλώς μια δικαιολογία του Vetëvendosje για να καθυστερήσει την ολοκλήρωση της ιδρυτικής συνόδου.
«Το PDK ψηφίζει για τους αντιπροέδρους της Βουλής με οποιαδήποτε μορφή... με μία, με δύο, με τρεις... με πέντε. Με μυστική ψηφοφορία, με ανοιχτή ψηφοφορία, με οποιονδήποτε τρόπο το PDK θα ψήφιζε υπέρ τους, εάν το VV διασφάλιζε ότι θα αποτελούσε τη Βουλή. Έτσι, εάν το VV εγγυηθεί στον λαό του Κοσσυφοπεδίου ότι θα αποτελούσε τη Βουλή σήμερα, το PDK ψηφίζει με οποιαδήποτε μορφή, οποιαδήποτε διαδικασία, επειδή είναι μια ιστορική στιγμή, είναι ένα γεγονός της 16ης Σεπτεμβρίου. Ο στόχος δεν είναι η συγκρότηση της Βουλής, δεν την θέλουν και για αυτόν τον λόγο δημιουργούν εμπόδια», δήλωσε ο βουλευτής του PDK, Përparim Gruda.
Η βουλευτής του LDK, Γιεχόνα Λουστάκου, εξέφρασε επίσης κριτική στο LVV.
«Πρόκειται για μια άνευ προηγουμένου κατάσταση όπου το σύνταγμα δεν μπορεί να συνεχιστεί ελλείψει υποστήριξης από το VV για τις προτάσεις που υπέβαλαν άλλα κόμματα για τον αντιπρόεδρο. Εκ μέρους του LDK, εκφράζουμε την αγανάκτησή μας. Έχουμε την υποχρέωση να δώσουμε τις καλύτερες δυνατές προτάσεις», είπε.
Për LVV-në e Kurtin, kritika kanë bërë edhe deputetë të tjerë nga LDK-ja e PDK-ja.