---
description: Versione të ndryshme kanë dhënë në Mitrovicë, një ditë pasi një grua tha se djali i saj 11 vjeç ka përjetuar shantazh, dhunë dhe bullizëm në shkollë nga bashkëm
title: Dy versione pas denoncimit për ushtrim dhune në një shkollë të Mitrovicës
image: https://resources.koha.net/images/2025/February/01/f5faf851-cf5c-44f8-8524-39ea6369c941.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Dy versione pas denoncimit për ushtrim dhune në një shkollë të Mitrovicës

- Nga: [Florinda Abazi](https://www.koha.net/autori/florinda-abazi/articles) [![Florinda Abazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/09/5ce98b8b-ce79-4f8d-abc4-43006728b2ce.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/florinda-abazi/articles)
- 1 shkurt 2025 19:21
- Shpërndaje në:

- Nga: [Florinda Abazi](https://www.koha.net/autori/florinda-abazi/articles) [![Florinda Abazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/09/5ce98b8b-ce79-4f8d-abc4-43006728b2ce.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/florinda-abazi/articles)
- 1 shkurt 2025 19:21
- Shpërndaje në:

## Në shkollën “Abdullah Shabani” në Mitrovicë i mohuan pretendimet e një gruaje se djali i saj i është nënshtruar dhunës sistematike, është bullizuar e shantazhuar. Por, në Drejtorinë Komunale thanë se palët do t’i dëgjojnë të hënën. E policia, në koordinim edhe me institucionet për trajtimin e të miturve, ka filluar ta trajtojë rastin

Versione të ndryshme kanë dhënë në Mitrovicë, një ditë pasi një grua tha se djali i saj 11 vjeç ka përjetuar shantazh, dhunë dhe bullizëm në shkollë nga bashkëmoshatarë të tij.

Sipas saj, kjo gjë nuk ka ndodhur vetëm një herë dhe se të premten është detyruar ta denoncojë rastin edhe në polici.

Por, të kundërtën e thanë në shkollën “Abdullah Shabani”.

Drejtori Nazmi Beka, tha se pretendimi nuk qëndron dhe i përshkroi të papërshtatshme sjelljet e nxënësit, për të cilin tha se paraprakisht është përjashtuar nga dy shkolla.

“Fillimisht e dematojmë në plotëni këtë pretendim. Fëmijët, bashkëmoshatarët edhe ka mundësi që të kenë probleme mes vete, por fatmirësisht shkolla jonë ka pasur gjithherë mekanizma të mjaftueshëm për t’i zgjidhur problemet. Ne posedojmë argumente të mjaftueshme që e demantojnë, e jo vetëm demantim, se posedojmë argumente të mjaftueshme dhe fakte të mjaftueshme”, ka thënë drejtori Beka.

[Edhe ![Nëna ankohet se i biri po i bullizohet nga “fëmijët e të fortëve”, autoritetet thonë se po e trajtojnë rastin](https://resources.koha.net/images/2024/December/30/218cfa6c-f9c1-4d3b-be70-2c2b4d2f7b3d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 31 jan 2025 Nëna ankohet se i biri po i bullizohet nga “fëmijët e të fortëve”, autoritetet thonë se po e trajtojnë rastin](https://www.koha.net/arberi/nena-thote-se-i-biri-po-i-bullizohet-nga-femijet-e-te-forteve-ne-mitrovice)

Por, drejtoresha e arsimit në këtë komunë, Drita Kadriu, tha se janë marrë masa për rastin dhe se të hënën do të takohet me nënën e nxënësit.

“Me Policinë e Kosovës, me drejtorinë e shkollës, me kujdestaren e klasës, me këshillin e arsimtarëve... do të realizojmë takime me të gjitha palët. Me nënën e kam takimin të hënën dhe besojmë se situata është e menaxhueshme, është e tejkalueshme”, ka thënë Kadriu.

Një ditë pas denoncimit, nëna e 11-vjeçarit nuk pranoi të ofrojë detaje.

“Asnjë deklaratë deri në momentin kur unë dhe avokati im e shohim të arsyeshme. Kështu që shpresoj se pas të hënës të dalim me një deklaratë”, ka thënë ajo, nëpërmjet telefonit.

Një ditë më parë, Policia Rajonale në Mitrovicës bëri të ditur se ka filluar ta trajtojë rastin.

[Edhe ![Shkollat e Prishtinës denoncuan 99 nxënës në Polici për një vit](https://resources.koha.net/images/2026/February/11/def84f46-f2ea-46c8-af96-8f3bd9b8be84.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 14 shk 2026 Shkollat e Prishtinës denoncuan 99 nxënës në Polici për një vit](https://www.koha.net/arberi/shkollat-e-prishtines-denoncuan-99-nxenes-ne-polici-per-nje-vit)

“Policia në Mitrovicë, nga ana e ankueses ka pranuar një informacion lidhur me shqetësimin e saj për fëmijën e saj në raport me shkollën ku vijon mësimin. Bazuar në kompetencat dhe autorizimet policore, në koordinim edhe me institucionet relevante për trajtimin e të miturve, policia ka filluar të trajtojë këtë rast”, kanë bërë të ditur një ditë më parë në Polici.

Po këtë ditë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, akuzoi autoritetet komunale të Mitrovicës se ky rast është pasojë e dështimit institucional.

[#shkolla “Abdullah Shabani”](https://www.koha.net/tag/shkolla-abdullah-shabani) [#shkolla](https://www.koha.net/tag/shkolla) [#mitrovice](https://www.koha.net/tag/mitrovice) [#sjelljet](https://www.koha.net/tag/sjelljet) [#nxenes](https://www.koha.net/tag/nxenes) [#bullizim](https://www.koha.net/tag/bullizim)

Artikuj të ngjashëm

- [![Hetohet edhe drejtori i shkollës “Pavarësia” për dhunë ndaj nxënësit](https://resources.koha.net/images/2026/February/09/80a0b219-45b5-4dca-bd7d-3f8a2d7b49c2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 12 shk 2026 Hetohet edhe drejtori i shkollës “Pavarësia” për dhunë ndaj nxënësit](https://www.koha.net/kronike/hetohet-edhe-drejtori-i-shkolles-pavaresia-per-dhune-ndaj-nxenesit)
- [![Masat nuk ua përmirësojnë sjelljet nxënësve problematikë](https://resources.koha.net/images/2025/October/18/6c0a2d56-bb55-4d74-b756-3f4249e12027.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 18 tet 2025 Masat nuk ua përmirësojnë sjelljet nxënësve problematikë](https://www.koha.net/arberi/masat-nuk-ua-permiresojne-sjelljet-nxenesve-problematike)
- [![Raportohet një rast dhunimi në Mitrovicë](https://resources.koha.net/images/2024/August/22/47ba5531-5e2e-407b-ae82-829b89ede230.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kronikë 31 kor 2025 Raportohet një rast dhunimi në Mitrovicë](https://www.koha.net/kronike/raportohet-nje-rast-dhunimi-ne-mitrovice)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Dy versione pas denoncimit për ushtrim dhune në një shkollë të Mitrovicës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/dy-versione-pas-denoncimit-per-ushtrim-dhune-ne-nje-shkolle-te-mitrovices","datePublished":"2025-02-01T19:21:50+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:10:07+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":428,"author":[{"@type":"Person","name":"Florinda Abazi","url":"https://www.koha.net/autori/florinda-abazi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Versione të ndryshme kanë dhënë në Mitrovicë, një ditë pasi një grua tha se djali i saj 11 vjeç ka përjetuar shantazh, dhunë dhe bullizëm në shkollë nga bashkëm","url":"https://www.koha.net/arberi/dy-versione-pas-denoncimit-per-ushtrim-dhune-ne-nje-shkolle-te-mitrovices","keywords":"shkolla “Abdullah Shabani”, shkolla, mitrovice, sjelljet, nxenes, bullizim","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/February/01/f5faf851-cf5c-44f8-8524-39ea6369c941.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
