KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Βία κατά 12χρονου κοριτσιού, ανησυχητική διαδικτυακή έκθεση και αποτυχία προληπτικών μηχανισμών

Αστυνομία του Κοσσυφοπεδίου

Është arrestuar një vajzë 18-vjeçare, për shkak se sulmoi fizikisht një 12-vjeçare dhe e filmoi incidentin. Videoja e cila qarkulloi online, ka nxitur reagimin e koalicionit të organizatave joqeveritare KOMF. Ndërsa sociologët dhe njohësit e arsimit flasin për faktorët që ndikojnë në shfaqjen e dhunës dhe mënyrat e parandalimit të saj

Ka nxitur reagime të shumta dhuna fizike ndaj një të miture, akt ky i incizuar dhe i shpërndarë online.  

Rasti i fundit i regjistruar të shtunën në Mitrovicën e Jugut, shpërfaq rrahjen brutale të 12-vjeçares nga një vajzë e moshës 18-vjeçare. 

Policia e Kosovës, e ka arrestuar të dyshuarën dhe ndaj saj është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. 

Për rastin ka reaguar Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, i cili ka kërkuar aktivizimin e mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve. 

KOMF-i ka theksuar se sistemi i mbrojtjes së fëmijëve ka mangësi në parandalimin, identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna. 

επίσης Κούρτι και Αμπιτζίκ εξακολουθούν να μην έχουν υποψήφιο για την προεδρία Arberi Κούρτι και Αμπιτζίκ εξακολουθούν να μην έχουν υποψήφιο για την προεδρία

“KOMF-i ka theksuar në vazhdimësi se sistemi i mbrojtjes së fëmijëve ka mangësi të mëdha në parandalimin, identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna. Përmasat që ka marrë kjo dukuri kërkojnë një fokus shumë më të madh në parandalim dhe edukim, përmes fuqizimit të prindërve për rritjen dhe disiplinimin e fëmijëve pa dhunë, edukimit në shkolla dhe ndërhyrjes së hershme ndaj sjelljeve të rrezikshme, me qëllim uljen e dhunës dhe uljen e ciklit të saj nga një gjeneratë në tjetrën”, thuhet në reagimin e KOMF. 

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e dhunës tek të rinjtë, sociologu Genc Xërxa i ndërlidh me mjedisin shoqëror dhe familjar.

“Jemi duke jetuar në një shoqëri konfliktuoze, duke filluar nga qarqet më të larta institucionale. Pra, kjo shpërfaq atë ndjenjë, atë si të themi, atë ndodhi brenda të gjitha strukturave tona sociale. Pastaj, për këtë sfidohet edhe familja. Sepse, duke ditur që edhe gjuha e përdorur nëpër qarqet e ndryshme të rrjeteve sociale është plot dhunë. Pastaj mediat e ndryshme që shpërfaqin apo promovojnë në disa raste malinjitet të këndvështrimeve të ndryshme, e të cilat direkt ndikojnë në shpërfaqjen e dhunës”, ka thënë Xërxa. 

Ndërkaq, njohësi i arsimit, Argjend Osmani, vlerëson se shkolla dhe prindërit kanë përgjegjësi të madhe në parandalimin e rasteve të dhunës tek të rinjtë. 

“Prindërit dhe shkolla kanë një përgjegjësi shumë të madhe në parandalimin e rasteve të tilla. Duhet të ketë një bashkëpunim të mirëfilltë, në mënyrë që trekëndëshi i famshëm prind–nxënës–shkollë të funksionojë dhe të parandalohen shfaqje të tilla të dhunës, të cilat natyrisht lënë pasojat e veta”, ka thënë Osmani. 

Përmasat e dhunës ndaj fëmijëve pasqyrohen edhe në të dhënat e UNICEF-it.

επίσης Τα διατάγματα ιθαγένειας του Τζο και της Σίρλεϊ ΝτιοΓκουάρντι θα εκδοθούν αύριο Arberi Τα διατάγματα ιθαγένειας του Τζο και της Σίρλεϊ ΝτιοΓκουάρντι θα εκδοθούν αύριο

Sipas raporteve të UNICEF-it të publikuara në vitin 2025, 72 për qind e fëmijëve të moshës 1 deri në 14 vjeç në Kosovë, kanë përjetuar një formë të disiplinimit të dhunshëm, përfshirë agresionin psikologjik dhe ndëshkimin fizik.

UNICEF-i ka vlerësuar se ka mungesë të kapaciteteve profesionale për të zbatuar ligjin për mbrojtjen e fëmijëve.