KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Ύποπτος για επίθεση εναντίον της KFOR και της αστυνομίας στο βορρά εμφανίστηκε στο δικαστήριο

Igor Markoviq

Është paraqitur para Gjykatës Themelore në Prishtinë, Igor Markoviq, i dyshuar për sulmin ndaj zyrtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.

Për të dyshuarin Markoviq, prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndaj tij, ka filluar seanca për caktimin e masës së sigurisë.

Ai dyshohet për veprat penale: “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizm”, “Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese” dhe “Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”.

Dhuna në Zveçan pati shpërthyer pasi serbët lokalë e kundërshtuan me protestë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potok. Si pasojë e dhunës u lënduan 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej tyre rëndë.

Përveç ushtarëve të KFOR-it, lëndime kishin pësuar edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës e disa gazetarë që po mbulonin zhvillimet.