KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Οι τιμές των εισιτηρίων λεωφορείων αλλάζουν συνεχώς.

autobus

Çmimi i biletës për transport me autobusë në linjën Prishtinë-Gjakovë është rritur për 20 për qind nga disa operatorë. Të enjten e javës së kaluar, çmimi i saj ishte 5 euro e të dielën një më shumë.

Qytetarët ankohen se lëvizje të shpeshta të çmimit të biletave bëhen edhe në linja të tjera të transportit publik.

“Njëherë 10 euro u bë, njëherë 5, njëherë 7. S’di, s’është normale. Ishalla rahatohem se kjo situatë, mazamakeq”, ka thënë një qytetar.

“Shumica janë hipë - deri në Shkup 10 euro u bë, 5 ka qenë, tash u bë 10. Shumë keq, shumë keq. Edhe për pensionistët keq, me 150... çka me bo?”, ka thënë një tjetër.

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit kanë thënë se operatorët kanë për obligim ligjor që çmimin e biletës ta bëjnë publik në një vend të dukshëm.

“Kjo masë është thelbësore që pasagjerët të informohen saktë paraprakisht për tarifën që duhet të paguajnë dhe për të shmangur çdo keqkuptim apo abuzim të mundshëm”, kanë thënë nga kjo ministri.

Çmimorja nuk publikohet në shumë autobusë.

Për çështjen e lëvizjes së çmimeve, KOHA ka adresuar pyetje në Autoritetin e Konkurrencës dhe Inspektoratin e Transportit, por nuk ka marrë përgjigje.

E kryetari i Unionit të Shoqatave të Transportit, Jakup Berisha, ka arsyetuar shtrenjtimin e vazhdueshëm të biletave.

“Kompanitë e transportit të udhëtarëve në transportin ndërurban dhe urbano-periferik janë private. Çmimet i përcakton secili pronar për kompaninë e vet dhe secila kompani i ka shpenzimet e ndryshme. Sa i përket rritjes së çmimit, kjo varet ekskluzivisht nga kushtet e tregut. Kosova ka treg të lirë dhe çmimet nxirren në bazë të ofertës dhe kërkesës, gjithmonë duke i pasur parasysh edhe kushtet e të bërit biznes, pra ekonomizimit”, ka thënë ai.

KOHA ka raportuar se ngritje të çmimit të biletave ka pasur edhe në disa fshatra të Fushë-Kosovës e të Podujevës, në linjat drejt kryeqytetit.

Krahas çmimit të biletave dhe naftës, qytetarët përballen edhe me shtrenjtim të produkteve dhe shërbimeve. Në gusht, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të shkuar, inflacioni është rritur për 7.3 për qind.