Eugen Cakolli nga Institutit Demokratik i Kosovës (KDI), ka sqaruar se vendimi i Kuvendit për zgjedhjen e Presidentes mund të kontestohet drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese vetëm nga një grup prej së paku dhjetë deputetësh.
Sipas Cakollit, deputetët e autorizuar duhet ta parashtrojnë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese brenda tetë ditësh nga miratimi i vendimit të Kuvendit, në të kundërtën, kjo mundësi për kontestim të drejtpërdrejtë, sipas tij, mbyllet.
Ai ka theksuar se dërgimi i një njoftimi në Gjykatën Kushtetuese nuk prodhon efekt pezullues ndaj zgjedhjes së Presidentes.
“Edhe nëse pretendohet që Kuvendi ka shkelur aktgjykimin, duhet të përcaktohet nëse është përmbushur kushti për shpërndarjen e Kuvendit”, ka shkruar Cakolli.
Ai ka vlerësuar se Gjykata Kushtetuese mund ta mbikëqyrë zbatimin e një aktgjykimi të saj, por kjo kompetencë nuk nënkupton automatikisht se Gjykata mund ta anulojë një vendim të ri të Kuvendit pa u plotësuar kushtet e përcaktuara në nenin 113, paragrafi 5 të Kushtetutës.
Së fundmi, avokati Arianit Koci ka çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së presidentes Justina Shiroka-Pula. Për Shiroka-Pulën votimi nisi në minutat e fundit të 6 tetorit, por vazhdoi shkurt edhe më 7 tetor.
Vendimi i gjykatës ka qenë që procedura për zgjedhjen e presidentit duhet të përfundojë më 6 tetor.
Në rast të shkeljes së këtij afati, parashihet shpërndarja e Kuvendit.
Η Κότσι ανακοίνωσε στο Facebook ότι υπέβαλε ειδοποίηση στο δικαστήριο για μη εφαρμογή των αποφάσεών της.