KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Η Μπεγκάι ζητά διάλογο: Η βία δεν είναι λύση

Eid al-Fitr

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në një mesazh drejtuar qytetarëve në momentet kur Shqipëria është përfshirë nga protesta të dhunshme, ka bërë thirrje për qetësi.

Ai ka thënë se dhuna nuk është zgjidhje dhe të gjitha palët duhet të ulen në dialog.

“Kam ndjekur protestat dhe kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve të fundit. Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht i të rinjve. Por dhuna nuk është zgjidhje, ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesen demokratike”, ka thënë ai.

Ka deklaruar se në këto momente Shqipëria ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog.

Begaj ka bërë thirrje që të mos lejohet përçarja, derisa ka inkurajuar palët të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të gjendet një zgjidhje në interes të qytetarëve dhe shtetit.

“Shqipëria ka nevojë që dallimet të mos na përçajnë por të na nxisin të dëgjojmë njëri-tjetrin, të gjejmë zgjidhje në interes të qytetarëve dhe të Shqipërisë. Ju bëj  thirrje të gjithëve të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit. Inkurajoj forcat e rendit në detyrën e tyre delikate dhe uroj shërim të shpejtë për çdo të lënduar polic, apo protestues. Me përgjegjësinë që më jep Kushtetuta mbetem i hapur për këdo që dëshiron të ketë hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi”, ka thënë ai.

Διαβάστε άλλες ενημερώσεις
διαμαρτυρία

Χάος στην Αλβανία, διαδηλωτές απαιτούν την παραίτηση του Ράμα