KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Η ΕΕ ανησυχεί για τη συμμετοχή του Ράντοϊκιτς στις προεκλογικές συγκεντρώσεις του κόμματος του Βούτσιτς

Μίλαν Ράντοιτς

Ο Milan Radoićić σε συγκέντρωση στο Kragujevac, στο πλευρό του Danilo Vučić, γιου του πρώην προέδρου Aleksandar Vučić. Φωτογραφία: N1

Bashkimi Evropian, përmes zëdhënësit Kristijan Vigand, ka shprehur shqetësim për raportimet për pjesëmarrjen e Milan Radoiçiqit, përgjegjësit kryesor për sulmin terrorist në Banjskë, në fushatën zgjedhore të partisë në pushtet në Serbi, dhe po ashtu edhe zhgënjim për mungesën e hapave nga ana e Serbisë për t’i nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për sulmet në Banjskë.

Zëdhënësi i BE-së e ka thënë këtë duke reaguar në njoftimet nga mediat, që kanë botuar edhe pamje, se Milan Radoiçiq, personi i cili edhe vetë e ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë, ka marrë pjesë në një tubim zgjedhor të Partisë Progresive Serbe, të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq. Për më tepër, Radoiçiq në këtë foto është parë pranë të birit të Aleksandar Vuçiqit.

“BE në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje që përgjegjësit për sulmet në Banjskë të japin llogari, përfshirë edhe Milan Radoiçiqin. Jemi të zhgënjyer se deri më tash Serbia nuk ka ndërmarrë hapa për të arrestuar dhe proceduar ata që janë në territorin e Serbisë me aktakuza përkatëse”, ka thënë ky zëdhënës i Bashkimit Evropian.

“Ne po ashtu mbetemi të shqetësuar për raportet për pjesëmarrjen e kryesit të dyshuar në një tubim parazgjedhor të partisë në pushtet, SNS. Presim nga Serbia që të bashkëpunojë plotësisht përmes kanaleve të caktuara të asistencës së ndërsjellë. Kjo çështje është tepër gjatë në pritje dhe duhet të ndiqet në mënyrë të duhur nga Serbia”, ka thënë ky zëdhënës.

Bashkimi Evropian dhe NATO-ja vërtet në vazhdimësi kanë bërë thirrje që Serbia të ndërmarrë masa ndaj përgjegjësve për sulmet në Banjskë. Por, nga ana tjetër, këto dy organizata nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim kundër refuzimit të qartë të Serbisë që ta bëjë këtë. Në disa raste, nga Serbia BE-së i është thënë se “ka komplikime ligjore për ndërmarrjen e masave, pasi e konsiderojnë Kosovën pjesë të Serbisë”, e nganjëherë u është thënë se “Prokuroria në Serbi ka nisur hetimet”. Por, siç u pa edhe në fotot nga java e kaluar, Radoiçiq jo vetëm se është i lirë në Serbi, por edhe merr pjesë në aktivitete politike të partisë në pushtet.