KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Αζεμί: Από τον Ιανουάριο του επόμενου έτους θα απαιτήσουμε ο κατώτατος μισθός να είναι 600 ευρώ

Γιουσούφ Αζεμί

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se sindikata do të kërkojë që paga minimale në Kosovë, nga 1 janari i vitit të ardhshëm, të jetë 600 euro.

Azemi ka thënë se punëtorët nuk do të pajtohen të vazhdojnë të punojnë me paga prej 500 eurosh, duke paralajmëruar kërkesa për rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës.

“Ne në njërën anë po duhet të luftojmë që të rritet kjo pagë, siç ju thashë që së paku minimumi nga 1 janari i vitit të ardhshëm të jetë 600 euro. Në anën tjetër po duhet të luftojmë që të zbatohet paga minimale, kur është vendim i Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Azemi për “Ekonomia Online”.

Ai ka thënë se, sipas informacioneve që sindikata ka marrë nga kryetarët e shoqatave, në shumicën e kompanive pritet që nga 1 janari punëtorët të kërkojnë paga dhe kushte më të mira.

“Punëtorët normal që do të kërkojnë kushte më të mira, do të kërkojnë paga më të mira dhe nuk do të qëndrojnë me paga prej 500 eurosh”, ka deklaruar ai.

Azemi ka thënë se punëtorët mund të protestojnë apo edhe të largohen nga vendet e punës nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

“Është një parapërgatitje e të gjitha institucioneve që të jenë të vetëdijshme se, sikurse sot jemi në grevë për pagat tona, normal që ose do të jemi në grevë ose do të ndërrojmë vend-lokacionin ku ne punojmë, sepse është normale që tash fuqia e punëtorëve është më e kërkuar se asnjëherë më parë”, ka thënë Azemi.

Ai ka folur edhe për zbatimin e vendimit për pagën minimale, duke thënë se vendimet e Qeverisë duhet të respektohen dhe të zbatohen.

“Është marrë një vendim, edhe pse pa dëshirën e sindikatës, edhe pse pa dëshirën e shumë kujt, por e ka marrë atë vendim, ka vendosur. Këtë vendim duhet me e respektuar”, ka thënë ai.

Azemi ka kritikuar edhe zbatimin e pagës minimale në institucionet publike, duke pretenduar se edhe në Ministrinë e Punës punëtorët janë paguar nën nivelin e përcaktuar me vendim.

“Paramendojeni ju, në vetë Ministrinë e Punës deri në muajin e fundit, tani në këtë muaj nuk e di, Qeveria e Kosovës ka paguar punëtorët jashtë ligjit, jashtë pagës minimale”, ka deklaruar Azemi.