KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Η έφεση επικυρώνει την κατηγορία για διαφθορά εναντίον της Damka

Φικριμ ντάμκα

Gjykata e Apelit në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj zëvendëskryeministrit Fikrim Damka, shtatë muaj pasi Themelorja e hodhi poshtë.

Damka, si ministër i Zhvillimit Rajonal, dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, Besim Kamberaj, akuzoheshin nga Prokuroria Speciale se ua kanë mundësuar jashtëligjshëm përfitimin prej një milion eurosh për “Caritasin Zviceran” dhe për organizatën “Germin”, në periudhën 2021-2022.

Sipas njoftimit, Apeli ka konfirmuar aktakuzën për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” ndaj Damkës dhe Kamberajt, edhe pse Themelorja vendosi ta pushojë procedurën me arsyetimin se “nuk ishin përmbushur kushtet për vazhdimin e procedurës penale në mungesë të provave”.

Kolegji gjykues i Apelit ka vlerësuar se aktvendimi i shkallës së parë është nxjerrë në kundërshtim me dispozitat e procedurës penale, duke konstatuar shkelje esenciale sipas nenit 384 të Kodit të Procedurës Penale. 

Gjithashtu, ka konstatuar se, bazuar në provat e çështjes në këtë fazë të procedurës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit e kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen dhe se provat janë mbledhur e siguruar në përputhje me ligjin. 

“Andaj, Gjykata e Apelit ka vendosur që procedura penale ndaj të njëjtëve të vazhdojë në fazën e shqyrtimit gjyqësor”, thuhet në njoftim.

Aktualisht në Qeverinë “Kurti 4”, Damka është zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim.