Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se ndihet “thellësisht e shqetësuar” për ndryshimet që Kuvendi i Kosovës i bëri një ditë më parë në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ligjvënësit kosovarë e ndryshuan ligjin për t’ia kufizuar kompetencat gjykatës me bazë në Hagë gjatë një votimi pak para mesnatës të martën.
Zëdhënësja e Ambasadës së Gjermanisë, Catalina Heine, tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë institucion i pavarur gjyqësor dhe se pavarësia e tyre nuk bën të cenohet.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një institucion gjyqësor i pavarur dhe u themeluan në bazë të ligjit të Kosovës dhe mbështetën në Kushtetutën e Kosovës. Qëllimi i tyre është të sigurojnë llogaridhënie dhe drejtësi për viktimat nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Për të përmbushur këtë synim, pavarësia e tyre duhet të respektohet plotësisht”, thuhet në përgjigje.
Ambasada gjithashtu theksoi se e mbështet qëndrimin e BE-së kundër ndryshimeve në këtë ligj.
Më herët, Bashkimi Evropian tha se këto ndryshime bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj bllokut.
"Ne i bëjmë thirrje Kosovës që t'u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe zotimit për të siguruar llogaridhënie dhe për t'u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë", deklaroi zëdhënësi i BE-së, Christian Wiegand.
Përparim Gruda, zyrtari i partisë kryesore opozitare e cila i inicioi ndryshimet në ligj, Partia Demokratike e Kosovës, nguli këmbë se Kosova “nuk po i shkel" detyrimet e veta ndërkombëtare.
Ndryshimet e miratuara e ngushtojnë juridiksionin e Speciales në aspektin e veprave, kohës dhe territorit, e kufizojnë dënimin në 15 vjet dhe parashohin transferimin e rasteve apo dënimeve në Kosovë.
Këto ndryshim vijnë pasi më 16 shtator kjo gjykatë i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Që të katër i kanë mohuar akuzat dhe kanë thënë se do të ankohen në Apel.
Η νομική βάση για την ίδρυση των Ειδικών Επιμελητηρίων είναι η ανταλλαγή επιστολών του 2014 μεταξύ της τότε Προέδρου του Κοσσυφοπεδίου, Ατιφέτε Γιαχιάγκα, και της Ύπατης Εκπροσώπου της ΕΕ, Κάθριν Άστον.
Μεταξύ των δεσμεύσεων που ανέλαβε το Κοσσυφοπέδιο εκείνη την εποχή ήταν να διαβουλεύεται με την ΕΕ για οποιαδήποτε πρωτοβουλία τροποποίησης νόμων που έχουν αντίκτυπο στην εντολή του δικαστηρίου ή σε δικαστικές διαδικασίες που προκύπτουν από έρευνες της Ειδικής Ομάδας Ερευνών (SITF).
Το Κοσσυφοπέδιο δεσμεύτηκε επίσης να συνεχίσει το έργο των Ειδικών Επιμελητηρίων και της Ειδικής Εισαγγελίας μέχρι την ολοκλήρωση των σχετικών ερευνών και διαδικασιών.
Dhomat kanë selinë në Hagë dhe përbëhen nga gjyqtarë dhe prokurorë të huaj, ani pse janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës.
Bashkimi Evropian është mbështetësi kryesor financiar i tyre, me gati 400 milionë euro që nga themelimi.