KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Συμμαχία: Στόχος του VV είναι να οδηγήσει τη χώρα σε νέες εκλογές

συμμαχία

Foto: Aleanca - Facebook

Aleanca e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e mban pushtetin ilegalisht dhe se e ka për qëllim dërgimin e vendit në zgjedhje. 

Sipas kësaj partie VV-ja e ka për qëllim t’i fajësojë partitë e tjera për dërgimin e vendit në zgjedhje të reja dhe të caktojë datën e zgjedhjeve në kohën që i konvenon.

“Sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit, Aleanca e ka bërë të qartë se qëllimi i njerëzve që sot po e mbajnë pushtetin ilegalisht është çuarja e vendit në zgjedhje të reja. Ajo që kemi parë deri tani përputhet me atë që kemi thënë vazhdimisht, fajësimi i partive të tjera dhe caktimi i datës së mbajtjes së zgjedhjeve në datën që u konvenon atyre”, thuhet në deklaratën e Aleancës të bërë pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Kryetarëve të Degëve.

Sipas Aleancës VV-ja nuk meriton të qeverisë me jetën e qytetarëve. 

“Pushteti që e lë vendin pa energji dhe në mëshirën e mafias energjetike, që energjinë e sjell prej Serbisë. Pushteti që blen edhe barna, gur e zall prej Serbisë. Pushteti që i dënon bizneset vendore dhe shkatërron ekonominë e vendit. Pushteti që krejt çka arrin të bëjë është t’i përçajë qytetarët e vendit, nuk meriton të qeverisë me jetën e qytetarëve”, thuhet në deklaratë.