KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Πλήρης απόφαση του Συνταγματικού Δικαστηρίου: Εάν δεν εκλεγεί πρόεδρος στις 6 Οκτωβρίου, θα διεξαχθούν εκλογές

Συνταγματικό δικαστήριο

Gjykata Kushtetuese ka publikuar të martën aktgjykimin e plotë, në të cilin ka konstatuar se Kuvendi është konstituar, ndërsa zgjedhjen e Qeverisë “Kurti 4” e ka vlerësuar në përputhje me Kushtetutën. Në të njëjtin aktgjykim, Gjykata ka përcaktuar edhe afatin deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Sipas aktgjykimit, Kryesia e Kuvendit në rrethana të caktuara mund të funksionojë edhe pa një nënkryetar nëse kanë kuorum, derisa ka theksuar se vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve nëse presidenti nuk zgjidhet më 6 tetor. 

Në aktgjykimin e plotë, Gjykata Kushtetuese ka arsyetuar se Kuvendi i Kosovës mund të vazhdojë funksionimin edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar, në këtë rast PDK-së, ndonëse ka konstatuar se kjo pozitë duhet të plotësohet sa më parë. 

Kushtetuesja i është referuar praktikës së saj të mëhershme, veçanërisht rastit së ankesës së Listës Serbe vitin e kaluar, sipas të cilit Kuvendi, në rrethana të caktuara, mund të funksionojë pa njërin prej anëtarëve të Kryesisë, nëse Kryesia ka kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje. 

Megjithatë, Kushtetuesja ka bërë të qartë se kjo nuk nënkupton se PDK-ja e ka humbur të drejtën për nënkryetarin. Gjykata ka konstatuar se PDK-ja nuk kishte hequr dorë nga kjo e drejtë, por kishte tërhequr përkohësisht kandidaturën e Vlora Çitakut deri në vendimin e Gjykatës. Për rrjedhojë, ajo ka vlerësuar se e drejta e grupit të dytë më të madh parlamentar për të propozuar dhe zgjedhur nënkryetarin nuk ishte konsumuar. Kushtetuesja u ka bërë thirrje deputetëve që ta zgjedhin sa më parë nënkryetarin nga radhët e PDK-së. Çitaku u votua për nënkryetare gjatë ditës së djeshme. 

Gjykata Kushtetuese sqaron se tejkalimi i afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit ka pasoja juridike, sepse ndikon drejtpërdrejt në rrjedhjen e afateve për zgjedhjen e presidentit dhe formimin e Qeverisë.

Tutje, Kushtetuesja ka thënë se vendi shkon automatikisht në zgjedhje brenda 45 ditëve nëse presidenti nuk zgjidhet më 6 tetor. 

Πλήρης ετυμηγορία