KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Αμπντιτζίκου: Το LDK θα συμμετάσχει στην ομάδα εργασίας για την Έκκληση των πρώην ηγετών του UCK

Abdzhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në grupin punues të formuar për mbështetjen përmes një strategjie shtetërore të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkallën e Apelit.

Ai tha se i ka propozuar shefes së grupit parlamentar që në këtë grup të marrë pjesë deputeti, Kujtim Shala.

“Po natyrisht, do të marrim pjesë. I kërkova shefes së grupit parlamentar që të propozoj akademik, Kujtim Shalën. Nëse akademik, Kujtim Shala nuk mund të marrë pjesë, atëherë me siguri do jetë vetë Jehona Lushaku Sadriu. Çdo përpjekje e përbashkët kombëtare është e mirëseardhur, për aq sa nuk i mashtrojmë qytetarët e Kosovës me iniciativa që s’kanë efekt juridik, gjithçka tjetër është e pranueshme”, ka thënë Abdixhiku. /EO