KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

17 νέα κρούσματα ιλαράς μόνο την τελευταία εβδομάδα

ιλαρά

Vetëm javën e fundit, 17 raste të reja janë regjistruar me fruth te fëmijët në Kosovë.

Sipas të dhënave të paraqitura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nga 16 prilli i këtij viti e deri më 11 tetor janë regjistruar 203 raste. Ndërkaq theksohet se mbi 95 për qind e rasteve të konfirmuara me fruth u përkasin personave të pavaksinuar me vaksinën MMR.

“Për këtë arsye, krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit kombëtar, IKShPK ka intensifikuar edhe vaksinimin e vonuar (catch-up), për fëmijët që për arsye të ndryshme e kanë shtyrë atë. Si rezultat i kësaj fushate, gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,265 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç, duke konfirmuar ndërgjegjësimin e lartë dhe angazhimin e prindërve për të siguruar shëndetin e fëmijëve të tyre”, thuhet në njoftim.

Theksohet se çdo fëmijë i vaksinuar është një jetë më shumë e mbrojtur dhe një hap më afër ndërprerjes definitive të përhapjes së fruthit.