E-sports

CS:GO, momenti kur “sinnopsyy” eliminon tre lojtarë, përfshirë një me thikë

Ekipi i Kosovës në videolojën CS:GO, Bad News Eagles, të martën shënoi fitore 2:1 me harta ndaj ekipit francez HEET, në kuadër të turneut “BetBroom Playlist Urbanistic 2023”.

Mirëpo, ishte një moment gjatë kësaj përballje që spikati.

Në hartën “Inferno”, lojtari i BNE-së, Dionis Budeci i njohur si “sinnopsyy”, eliminoi tre lojtarë të HEET, përfshirë njërin me thikë.

Videoja e atij aksioni bëri bujë.

BNE-ja në turneun BetBroom Playlist Urbanistic 2023 ka bilanc prej tri fitore e një humbje.

Fituesi i këtij turneu merr 165 mijë dollarë.

BNE-ja të martën luajti edhe ndaj ekipit portugez SAW në kuadër të “ESL Challenger League Season 44 Europe”. Pësoi 2:0 me harta.

VIDEO: