E-sports

CS:GO, BNE në gjysmëfinale të turneut “CCT South Europe Series 3”

Descriptive Text

Ekipi kosovar në videolojën CS:GO, Bad News Eagles ka arritur në gjysmëfinale të turneut “CCT South Europe Series 3”.

BNE-ja në çerekfinale mposhti ekipin polak HONORIS me 2:0 në mapa.

Triumfoi 16:12 në Mirage dhe 16:10 në Overpass.

Në gjysmëfinale BNE-ja do të përballet me Copenhagen Flames. Fituesi i turneut i merr 22 mijë dollarë.