DESKU

Kosova s’e di sa vaksina do t’i marrë nga SHBA-ja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në emisionin “Desku” në KTV ka përsëritur zotimin e Qeverisë se në vitin 2021 do të vaksinohen 60 për qind e qytetarëve. Për njoftimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të ndajë doza vaksinash për Kosovën, ka thënë se shumë shpejt do të bëhet e ditur se kur do të vijnë ato në Kosovë, megjithatë ka pranuar se Kosova nuk e di sa është sasia e dozave të ndara për vendin.