---
description: Kandidati për asamble komunale në Skenderaj nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Seferi, ka paralajmëruar padi për kandidatin e pavarur Sokol Halili, nëse nuk i tërhe
title: Kandidati për asamble në Skenderaj paralajmëron padi për Sokol Halilin nëse s’i tërheq akuzat
image: https://resources.koha.net/images/2025/September/23/5bae0140-29c7-4fa4-b32d-1da532871670.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Zgjedhjet lokale

# Kandidati për asamble në Skenderaj paralajmëron padi për Sokol Halilin nëse s’i tërheq akuzat

![Sokol Halili](https://resources.koha.net/images/2025/September/23/5bae0140-29c7-4fa4-b32d-1da532871670.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Kandidati i pavarur Sokol Halili

- 24 shtator 2025 09:27
- Shpërndaje në:

- 24 shtator 2025 09:27
- Shpërndaje në:

Kandidati për asamble komunale në Skenderaj nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Seferi, ka paralajmëruar padi për kandidatin e pavarur Sokol Halili, nëse nuk i tërheq akuzat që i bëri gjatë debatit të mbrëmshëm në KTV.

Halili gjatë debatit me kandidatin e LVV-së, Hysni Mehani, u shpreh për Ilir Seferin se është “njeri i Sami Lushtakut”. Madje, kandidati i pavarur u shpreh se Seferi i ka blerë veturë djalit të Samisë, Mërgim Lushtakut dhe se e ka marrë në dorë klubin e futbollit.

E në një reagim të mërkurën, kandidati për asamble ka thënë se pretendimet e Halilit janë shpifje me qëllim denigrimi. Ai ka mohuar lidhjet me Lushtakët. Ai i bëri thirrje Halilit t’i tërheqë akuzat ose ndryshe do të përballet me padi.

**Reagimi i plotë pa ndërhyrje:**

DEMANT

[Edhe ![Përplasen kandidatët për Skenderaj, Mehani për Halilin: E riprodhon Sami Lushtakun](https://resources.koha.net/images/2025/September/23/55135d6e-57b1-4b28-9a44-aa5dcdd4486e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet lokale 23 sht 2025 Përplasen kandidatët për Skenderaj, Mehani për Halilin: E riprodhon Sami Lushtakun](https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/perplasen-kandidatet-per-skenderaj-mehani-per-halilin-e-riprodhon-sami-lushtakun)

Nga: Ilir Seferi, kandidat për Asamblenë Komunale të Skenderajt

Unë, Ilir Seferi, e kundërshtoj publikisht dhe me vendosmëri shpifjen e bërë nga kandidati për kryetar të Skenderajt, z. Sokol Halili.

Deklarimet e tij se gjoja:

                •              Unë jam “njeri i Sami Lushtakut”,

                •              Unë jam duke ndërtuar një “shtëpi shumëkateshe” në Skenderaj,

                •              Unë kam “marrë klubin e futbollit në Skenderaj”,

                •              Apo se i paskam “blerë një makinë birit të Sami Lushtakut, Mërgim Lushtakut”,

janë shpifje të pastra, të pavërteta dhe me qëllim denigrues.

Theksoj qartë: Nuk kam asnjë lidhje të tillë, nuk kam ndërmarrë asnjë nga këto veprime, dhe asnjë provë nuk ekziston për këto trillime. Për më tepër, z. Sokol Halilin nuk e kam takuar dhe nuk e kam njohur asnjëherë.

Ky nivel shpifjeje është i papranueshëm për një kandidat për kryetar komune, i cili duhet të mishërojë përgjegjësi dhe etikë politike, e jo të përdorë gënjeshtra për përfitime elektorale.

[Edhe ![Halili - Mehanit të VV-së: Mos u zgërdhij, Mërgim Lushtaku t’i ka mbjellë flokët](https://resources.koha.net/images/2025/September/23/70e90f30-b1d4-45f6-bd9b-63dbf78d6b5e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet lokale 23 sht 2025 Halili - Mehanit të VV-së: Mos u zgërdhij, Mërgim Lushtaku t’i ka mbjellë flokët](https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/halili-mehanajt-te-vv-se-mos-u-zgerdhij-mergim-lushtaku-ti-ka-mbjelle-floket)

KËRKESË

I bëj thirrje publike z. Sokol Halili:

                1.            Të tërheqë menjëherë këto deklarata shpifëse.

                2.            Të kërkojë falje publike për dëmin e shkaktuar.

PARALAJMËRIM

Në të kundërt, nëse nuk ndodh tërheqja dhe kërkimi i faljes publike, do të jem i detyruar të ndërmarr veprime ligjore për shpifje dhe dëmtim të nderit e reputacionit tim, sipas ligjit.

Unë nuk mund ta ul nivelin tim dhe të Lëvizjes Vetëvendosje duke u marrë me shpifje, por do të mbroj gjithmonë me vendosmëri emrin, integritetin dhe të vërtetën.

Për çdo pretendim ndaj meje, kërkoj publikisht: sillni letrat, dokumentet dhe faktet. Në mungesë të tyre, gjithçka tjetër është shpifje.

Me respekt,

[Edhe ![Raporti policor për incidentin Kurti – Lushtaku në Skenderaj thotë se s’kishte elemente të veprës penale](https://resources.koha.net/images/2026/May/19/14e4fd19-592f-4961-bce6-8a53236d3f9a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 21 maj 2026 Raporti policor për incidentin Kurti – Lushtaku në Skenderaj thotë se s’kishte elemente të veprës penale](https://www.koha.net/arberi/raporti-policor-per-incidentin-kurti-lushtaku-ne-skenderaj-thote-se-skishte-elemente-te-vepres-penale)

Ilir Hajzer Seferi

Kandidat për Asamblenë Komunale të Skenderajt

[#Sokol Halili](https://www.koha.net/tag/sokol-halili) [#Ilir Seferi](https://www.koha.net/tag/ilir-seferi) [#skenderaj](https://www.koha.net/tag/skenderaj)

Artikuj të ngjashëm

- [![Sami Lushtaku padit Albin Kurtin](https://resources.koha.net/images/2026/May/15/d6ec53db-a0a5-4ec9-af3f-a7e44f027030.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 20 maj 2026 Sami Lushtaku padit Albin Kurtin](https://www.koha.net/arberi/sami-lushtaku-padit-albin-kurtin)
- [![Lushtaku kërkon nga Kurti ta tërheqë deklaratën brenda 24 orësh](https://resources.koha.net/images/2025/October/05/71781585-99a0-4a12-8633-8018d8dffee1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 19 maj 2026 Lushtaku kërkon nga Kurti ta tërheqë deklaratën brenda 24 orësh](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/lushtaku-kerkon-nga-kurti-ta-terheqe-deklaraten-brenda-24-oresh)

[Arbëri.]() [Hajrullahu për punësimet në UP: S’mund të zgjidhen as me muskuj, as me fuqi politike](https://www.koha.net/arberi/hajrullahu-per-punesimet-ne-up-smund-te-zgjidhen-as-me-muskuj-as-me-fuqi-politike)

[Arbëri.]() [21-vjeçari shqiptar që vodhi pamjet e GTA 6 lirohet pasi u dënua me 7 vjet burgim](https://www.koha.net/arberi/21-vjecari-shqiptar-qe-vodhi-pamjet-e-gta-6-lirohet-pasi-u-denua-me-7-vjet-burgim)

[Arbëri.]() [Ramadani kërkon hetim pas lëndimit të ushtarëve të FSK-së nga shpërthimi i municionit](https://www.koha.net/arberi/ramadani-kerkon-hetim-pas-lendimit-te-ushtareve-te-fsk-se-nga-shperthimi-i-municionit)

[Lifestyle.]() [Gjumi më i gjatë se nëntë orë mund të jetë rrezik për personat me sëmundje të zemrës](https://www.koha.net/lifestyle/gjumi-me-i-gjate-se-nente-ore-mund-te-jete-rrezik-te-personat-me-semundje-te-zemres)

[Arbëri.]() [Reshje bore në zonat malore, Ministria e Infrastrukturës bën thirrje për kujdes](https://www.koha.net/arberi/reshje-bore-ne-zonat-malore-ministria-e-infrastruktures-ben-thirrje-per-kujdes)

[Futboll.]() [Te Liria të gjithë të bashkuar për ta rikthyer në Superligë](https://www.koha.net/futboll/te-liria-te-gjithe-te-bashkuar-per-ta-rikthyer-ne-superlige)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kandidati për asamble në Skenderaj paralajmëron padi për Sokol Halilin nëse s’i tërheq akuzat","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/kandidati-per-asamble-ne-skenderaj-paralajmeron-padi-per-sokol-halilin-nese-si-terheq-akuzat","datePublished":"2025-09-24T09:27:02+02:00","dateModified":"2026-07-11T05:05:04+02:00","articleSection":"Zgjedhjet lokale","wordCount":465,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kandidati për asamble komunale në Skenderaj nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Seferi, ka paralajmëruar padi për kandidatin e pavarur Sokol Halili, nëse nuk i tërhe","url":"https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/kandidati-per-asamble-ne-skenderaj-paralajmeron-padi-per-sokol-halilin-nese-si-terheq-akuzat","keywords":"Sokol Halili, Ilir Seferi, skenderaj","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/September/23/5bae0140-29c7-4fa4-b32d-1da532871670.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
