---
description: Mbështetje për bujqësinë dhe investime në infrastrukturë kanë premtuar të mërkurën në Rahovec kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetar të kësaj komun
title: Dula e Kurti zotohen për investime në fushën e arsimit dhe bujqësisë në Rahovec
image: https://resources.koha.net/images/2025/October/08/ce81c7cf-a0f1-43f2-88a2-531ac11a5681.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Zgjedhjet lokale

# Dula e Kurti zotohen për investime në fushën e arsimit dhe bujqësisë në Rahovec

![Ali Dula - Albin Kurti](https://resources.koha.net/images/2025/October/08/ce81c7cf-a0f1-43f2-88a2-531ac11a5681.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Marigona Brahimi](https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles) [![Marigona Brahimi](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6786821f-a836-4c8e-8e20-d6891758685f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles)
- 8 tetor 2025 20:39
- Shpërndaje në:

- Nga: [Marigona Brahimi](https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles) [![Marigona Brahimi](https://resources.koha.net/authors/2025/August/29/6786821f-a836-4c8e-8e20-d6891758685f.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles)
- 8 tetor 2025 20:39
- Shpërndaje në:

## Në ditën e 26-të të fushatës, kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë shpalosur një sërë premtimesh për komunat që synojnë t’i udhëheqin pas 12 tetorit. Në Rahovec kandidati Ali Dula bashkë me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, janë zotuar për mbështetje të bujqësisë dhe për investime në infrastrukturë, arsim e shëndetësi. E një poliklinikë specialistike është premtuar për Dragashin

Mbështetje për bujqësinë dhe investime në infrastrukturë kanë premtuar të mërkurën në Rahovec kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetar të kësaj komune, Ali Dula dhe kryetari i partisë, Albin Kurti. 

Teksa e ka mbështetur Dulën, Kurti ka thënë se udhëheqja lokale e LVV-së në Rahovec do të marrë shembull nga ajo qendrore për sa u përket investimeve në bujqësi.

“Në zemër të programit të Ali Dulës dhe Lëvizjes Vetëvendosje është bujqësia. Motori ekonomik i Rahovecit. Do ta bëjmë bujqësinë krenari e pasuri jo vetëm mbijetesë e rutinë, edhe në nivel lokal”, është shprehur Kurti.

Krahas në bujqësi, Dula ka thënë se investime gjatë qeverisjes së tij do të ketë edhe në infrastrukturë, arsim dhe në shëndetësi.

“Ne duhet të investojmë akoma edhe në infrastrukturë, edhe në arsim, edhe në shërbime cilësore shëndetësore dhe këto premtime nuk janë boshe dhe po zotohem para jush që këto do të jenë investime dhe kontribute të thella të mia personale”, ka thënë Dula.

[Edhe ![Kurti: T'i bllokojmë bllokuesit, më 7 qershor](https://resources.koha.net/images/2026/June/04/c06979d8-fac6-44c7-984d-e162f50fa5c2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 4 qer 2026 Kurti: T'i bllokojmë bllokuesit, më 7 qershor](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/kurti-ti-bllokojme-bllokuesit-me-7-qershor)

Kurti ka bërë fushatë edhe në Dragash. Aty, bashkë me kandidatin e LVV-së për kryetar, Filiz Mustafa, është zotuar për ndërtimin e një poliklinike specialistike me synim rritjen e numrit të shërbimeve shëndetësore në këtë komunë. E garanci se Vetëvendosje e mban këtë premtim, ai ka thënë se është puna e Shpejtim Bulliqit në Podujevë.

“Poliklinika Specialistike në Sharr nga qeveria qendrore në bashkëpunim me Komunën e Sharrit e kryetarin e ardhshëm, Filiz Mustafa, do të jetë punë e kryer. Kush nuk beson, le të shkojë ta shohë poliklinikën në Llap, në Podujevë”, ka thënë Kurti.

E kandidati Mustafa ka premtuar që në rast se i fiton zgjedhjet e 12 tetorit, ai do ta ketë një përparësi të cilën nuk e kanë kundërkandidatët e tij.

“Çfarë ne kemi, e çfarë nuk ka as Shaban Shabani e as Bexhet Xheladini është mbështetja e parezervë e Qeverisë së Republikës”, ka thënë Mustafa.

Në Shtime kryetari aktual dhe kandidati për edhe një mandat, Qemajl Aliu, ka përuruar rrugën në fshatin Gllavicë, për të cilën ka thënë se lidhet me zonën e dytë ekonomike të Shtimes. Ai ka shtuar se në plan e ka edhe zgjerimin e rrugës “14 Dhjetori”.

[Edhe ![Kurti prezanton në Lipjan projekte për banim dhe arsim](https://resources.koha.net/images/2026/June/03/78980e7c-3d42-43bc-b217-68d56e8e4314.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 3 qer 2026 Kurti prezanton në Lipjan projekte për banim dhe arsim](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/kurti-premton-perkrahje-te-prodhimit-dhe-shtim-te-10-profileve-ne-arsimin-dual)

“Presim në pranverën e ardhshme, ashtu siç jemi zotuar, të fillojmë funksionalizmin dhe vendosjen e bizneseve në këtë zonë, e cila do të ndihmojë dhe shërbejë në zhvillimin ekonomik të gjithmbarshëm të Komunës së Shtimes dhe komunave përreth”, ka premtuar ai.

Për investime në infrastrukturë është zotuar edhe kandidati për Fushë-Kosovën, Valon Prebreza, i cili ka shpalosur një projekt bashkë me ministrin në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Projekti i rrugës përreth Hekurudhës deri te ETC-ja është një projekt i cili do ta shkarkojë komunikacionin e tejngarkuar sidomos të daljes në rrugën kryesore në drejtim të Prishtinës dhe Pejës”, ka thënë Durmishi, i cili ka thënë se këto investime nuk janë bërë deri tash shkaku i mosbashkëpunimit të udhëheqjes lokale të Fushë-Kosovës me Qeverinë.

E Prebreza ka theksuar se krahas rrugës do të pasojnë edhe disa investime të tjera.   
“Ky projekt është premtim i yni, do ta vazhdojmë projektin deri prapa ‘Hib Petrolit’ për ta bërë by pass-in funksional, ku këtij by pass-i do t’ia bashkëngjisim edhe dy nënkalime për lagjen Nakaradë”, ka thënë ai. 

Në Drenas kandidatja Egzona Tërdevci ka shpalosur programin e saj, në bazë të të cilit synon që ta udhëheqë komunën në katër vjetët e ardhshëm. Në fushën e arsimit, Tërdevci është zotuar të hapë pesë çerdhe të reja, ta zbatojë mësim tërëditor, atë të arsimit dual, të ndërtojë palestra sportive në secilën shkollë, ta përfshijë kodimin si lëndë, të ndajë bursa të rregullta dhe të rrisë numrin e psikologëve e logopedëve në shkolla. 

[Edhe ![Kurti zotohet për projekte në Malishevë, Rahovec e Suharekë](https://resources.koha.net/images/2026/June/02/49431b51-e566-47b5-ba73-691e008adafc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 2 qer 2026 Kurti zotohet për projekte në Malishevë, Rahovec e Suharekë](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/kurti-zotohet-per-projekte-ne-malisheve-rahovec-e-suhareke)

“Ndërtimi i Poliklinikës Specialistike për qytetarët e Drenasit, përfundimi i QKMF-së “Hafir Shala”, ndërtimi i objektit të Urgjencës, ristrukturim të stafit edhe rritje të kualitetit të shërbimeve”, kanë disa nga zotimet për shëndetësinë.

E në Prizren kandidati i LVV-së, Artan Abrashi, premtoi përfshirje të plotë për komunitetin boshnjak, turk, rom, ashkali dhe egjiptian.

[Lexo përditësimet tjera![Votimi](https://resources.koha.net/images/2025/October/04/20b3d95e-2f1b-499c-b3f0-2fb5c73436b0.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Dita e 26-të e fushatës</h4>](https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/dita-e-26-te-e-fushates)

[#Albin Kurti](https://www.koha.net/tag/albin-kurti) [#Ali Dula](https://www.koha.net/tag/ali-dula) [#rahovec](https://www.koha.net/tag/rahovec) [#zgjedhjet lokale 2025](https://www.koha.net/tag/zgjedhjet-lokale-2025) [#fushata zgjedhore](https://www.koha.net/tag/fushata-zgjedhore) [#Valon Prebreza](https://www.koha.net/tag/valon-prebreza) [#Filiz Mustafa](https://www.koha.net/tag/filiz-mustafa) [#Artan Abrashi](https://www.koha.net/tag/artan-abrashi) [#Qemajl Aliu](https://www.koha.net/tag/qemajl-aliu) [#egzona tërdevci](https://www.koha.net/tag/egzona-terdevci)

Artikuj të ngjashëm

- [![LVV-ja nis fushatën, Kurti premton investime e blerje armatimi dhe pajisje ushtarake](https://resources.koha.net/images/2026/May/28/bc5d76fe-56e2-446a-8798-3fbc80f1df69.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 28 maj 2026 LVV-ja nis fushatën, Kurti premton investime e blerje armatimi dhe pajisje ushtarake](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/lvv-ja-nis-fushaten-kurti-premton-investime-e-blerje-armatimi-dhe-pajisje-ushtarake)
- [![Kurti premton tri hekurudha, pesë diga e bileta mujore 10-euroshe për transport publik](https://resources.koha.net/images/2025/December/25/106bea31-e95d-432a-8c9e-e77504e8ecdf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2025 25 dhj 2025 Kurti premton tri hekurudha, pesë diga e bileta mujore 10-euroshe për transport publik](https://www.koha.net/zgjedhjet-2025/kurti-premton-tri-hekurudha-pese-diga-e-bileta-mujore-10-euroshe-per-transport-publik)

[Arbëri.]() [Si e shpalli Kosova mëvetësinë më 2 korrik](https://www.koha.net/arberi/si-e-shpalli-kosova-mevetesine-me-2-korrik)

[Botë.]() [Vdiq i dyshuari për sulmin në Krakov](https://www.koha.net/bote/vdiq-i-dyshuari-per-sulmin-ne-krakov)

[Botë.]() [Luanët po helmohen për hakmarrje, luftëtarët Maasai përpiqen t’u japin fund vrasjeve](https://www.koha.net/bote/luanet-po-helmohen-per-hakmarrje-luftetaret-maasai-perpiqen-tu-japin-fund-vrasjeve)

[Arbëri.]() [Sot ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, shkak greva e punëtorëve të Infrakosit](https://www.koha.net/arberi/sot-nderpritet-qarkullimi-i-trenave-ne-kosove-shkak-greva-e-punetoreve-te-infrakosit)

[Arbëri.]() [Mblidhet Kryesia, do të caktojë interpelancën e Vitisë për vdekjen e pacientes me kancer](https://www.koha.net/arberi/mblidhet-kryesia-do-te-caktoje-interpelancen-e-vitise-per-vdekjen-e-pacientes-me-kancer)

[Kronikë.]() [Ndezi mbeturina pranë pyllit në Ferizaj, gjobitet me 500 euro](https://www.koha.net/kronike/ndezi-mbeturina-prane-pyllit-ne-ferizaj-gjobitet-me-500-euro)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Dula e Kurti zotohen për investime në fushën e arsimit dhe bujqësisë në Rahovec","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/dula-e-kurti-zotohen-per-investime-ne-fushen-e-arsimit-dhe-bujqesise-ne-rahovec","datePublished":"2025-10-08T20:39:10+02:00","dateModified":"2026-07-11T11:00:09+02:00","articleSection":"Zgjedhjet lokale","wordCount":786,"author":[{"@type":"Person","name":"Marigona Brahimi","url":"https://www.koha.net/autori/marigona-brahimi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Mbështetje për bujqësinë dhe investime në infrastrukturë kanë premtuar të mërkurën në Rahovec kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetar të kësaj komun","url":"https://www.koha.net/zgjedhjet-lokale-1/dula-e-kurti-zotohen-per-investime-ne-fushen-e-arsimit-dhe-bujqesise-ne-rahovec","keywords":"Albin Kurti, Ali Dula, rahovec, zgjedhjet lokale 2025, fushata zgjedhore, Valon Prebreza, Filiz Mustafa, Artan Abrashi, Qemajl Aliu, egzona tërdevci","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/October/08/ce81c7cf-a0f1-43f2-88a2-531ac11a5681.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
