---
description: Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti fushatën e ka vazhduar me vizitë në fshatin Bob të Kaçanikut. Në një video të publikuar
title: Kurti premton për çdo diplomë vend pune
image: https://resources.koha.net/images/2026/May/31/6842b53f-8694-4576-a1ea-cb994bf33722.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Zgjedhjet 2026

# Kurti premton për çdo diplomë vend pune

![Albin Kurti](https://resources.koha.net/images/2026/May/31/6842b53f-8694-4576-a1ea-cb994bf33722.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 31 maj 2026 19:32
- Shpërndaje në:

- 31 maj 2026 19:32
- Shpërndaje në:

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti fushatën e ka vazhduar me vizitë në fshatin Bob të Kaçanikut. Në një video të publikuar nga kjo vizitë, Kurti ka treguar edhe zotimet që ka bërë atje. 

“Kush e punon tokën, shtetin e ka përkrah. Për çdo diplomë shkolle, një vend pune. Dronët do t’i kemi Made in Kosova – tri lloje i kemi blerë nga shtete partnere, e të katërtin e prodhojmë vetë”, shkroi Kurti.

Kreu i VV-së ka premtuar për Kaçanikun stadiumin e ri, e ka thënë se do ta restaurojnë shtëpinë në lagjen Kukaj të fshatit Bob, si shtab i UÇK-së. E për Hanin e Elezit ka thënë se kanë bërë plan ndërtimin e çerdhes publike, investimet në ujësjellës dhe në trajtimin e ujërave të zeza, rregullimin e shtratit të lumit Lepenc, si dhe realizimin e rrugës magjistrale Han i Elezit – Gorancë – Glloboçicë.

 “Krahas ekonomisë, do të rritet edhe pensioni. Për më tepër, secila gjyshe apo gjysh pensionist që përkujdeset për mbesa dhe nipa të moshës 13–36 muaj, kur të dy prindërit janë në punë, do të përfitojë 100 euro shtesë në muaj mbi pensionin ekzistues”, ka thënë ai.   
 

[Lexo përditësimet tjera![Votimi](https://resources.koha.net/images/2025/November/09/ffeb19ea-d4d9-4acd-ac91-a91e31e0b095.webp?q=80&w=150&h=150&r=fill)<h4>Dita e katërt e fushatës</h4>Fushata dhjetëditore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit ka nisur më 28 maj e...](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/dita-e-katert-e-fushates-2)

[#Albin Kurti](https://www.koha.net/tag/albin-kurti) [#fushata zgjedhore](https://www.koha.net/tag/fushata-zgjedhore)

Artikuj të ngjashëm

- [![Kurti premton dyfishim të shtesave për fëmijë e krijim të valutës digjitale](https://resources.koha.net/images/2026/September/13/f42afb2e-145a-4337-9094-927e51a000a0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 sht 2026 Kurti premton dyfishim të shtesave për fëmijë e krijim të valutës digjitale](https://www.koha.net/arberi/kurti-premton-dyfishim-te-shtesave-per-femije-e-krijim-te-valutes-digjitale)
- [![Kurti premton mbështetje prej 1 miliard eurosh për biznese për mandatin e ardhshëm](https://resources.koha.net/images/2026/June/05/0d6ca47a-d03b-4100-837d-238b0674d5c0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 5 qer 2026 Kurti premton mbështetje prej 1 miliard eurosh për biznese për mandatin e ardhshëm](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/kurti-premton-mbeshtetje-prej-1-miliard-eurosh-per-biznese-per-mandatin-e-ardhshem)
- [![Kurti prezanton në Lipjan projekte për banim dhe arsim](https://resources.koha.net/images/2026/June/03/78980e7c-3d42-43bc-b217-68d56e8e4314.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 3 qer 2026 Kurti prezanton në Lipjan projekte për banim dhe arsim](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/kurti-premton-perkrahje-te-prodhimit-dhe-shtim-te-10-profileve-ne-arsimin-dual)
- [![Kurti zotohet për projekte në Malishevë, Rahovec e Suharekë](https://resources.koha.net/images/2026/June/02/49431b51-e566-47b5-ba73-691e008adafc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 2 qer 2026 Kurti zotohet për projekte në Malishevë, Rahovec e Suharekë](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/kurti-zotohet-per-projekte-ne-malisheve-rahovec-e-suhareke)
- [![Kurti premton “Brez të Gjelbër” për Prishtinën, Obiliqin e Fushë-Kosovën](https://resources.koha.net/images/2026/June/01/465bf86f-5963-4696-92a4-ef1b10a3cb09.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Zgjedhjet 2026 1 qer 2026 Kurti premton “Brez të Gjelbër” për Prishtinën, Obiliqin e Fushë-Kosovën](https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/kurti-premton-brez-te-gjelber-per-prishtinen-obiliqin-e-fushe-kosoven)

[Botë.]() [Rriten tensionet para zgjedhjeve në Izrael](https://www.koha.net/bote/rriten-tensionet-para-zgjedhjeve-ne-izrael)

[Lifestyle.]() [Një laborator në Kaliforni thotë se ka injektuar për herë të parë te një pacient virusin e projektuar nga AI](https://www.koha.net/lifestyle/nje-laborator-ne-kaliforni-pretendon-se-ka-injektuar-per-here-te-pare-te-nje-njeri-nje-virus-te-projektuar-nga-ai)

[Arbëri.]() [Janjiq: Lista e Studentëve do ta pranonte realitetin në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/janjiq-lista-e-studenteve-do-ta-pranonte-realitetin-ne-kosove)

[Futboll.]() [Ismajli me Torinon mposhtin Monzan](https://www.koha.net/futboll/ismajli-me-torinon-mposhtin-monzan)

[Showbiz.]() [Burri i Dua Lipës, favorit për ta luajtur James Bondin](https://www.koha.net/showbiz/burri-i-dua-lipes-favorit-per-ta-luajtur-james-bondin)

[Kulturë.]() [As një milion euro për skenën e pavarur, Ministria fundos premtimet](https://www.koha.net/kulture/as-nje-milion-euro-per-skenen-e-pavarur-ministria-fundos-premtimet)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kurti premton për çdo diplomë vend pune","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/kurti-premton-per-cdo-diploma-vend-pune","datePublished":"2026-05-31T19:32:19+02:00","dateModified":"2026-07-11T05:40:03+02:00","articleSection":"Zgjedhjet 2026","wordCount":223,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti fushatën e ka vazhduar me vizitë në fshatin Bob të Kaçanikut. Në një video të publikuar","url":"https://www.koha.net/zgjedhjet-2026/kurti-premton-per-cdo-diploma-vend-pune","keywords":"Albin Kurti, fushata zgjedhore","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/May/31/6842b53f-8694-4576-a1ea-cb994bf33722.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
