---
description: Viona Bunjaku, hulumtuese në organizatën joqeveritare Lëvizja FOL, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për dështimin e saj në miratimin e Strategjisë Antikorrupsion
title: Bunjaku thotë se Qeveria dështoi ta miratonte një Strategji antikorrpsion, tash propozoi një draft me dy faqe plan veprimi
image: https://resources.koha.net/images/2025/January/25/3e4aec98-8f11-4012-b779-289f2c0a4979.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

TEMPUS

# Bunjaku thotë se Qeveria dështoi ta miratonte një Strategji antikorrpsion, tash propozoi një draft me dy faqe plan veprimi

![Viona Bunjaku, hulumtuese në organizatën joqeveritare Lëvizja FOL](https://resources.koha.net/images/2025/January/25/3e4aec98-8f11-4012-b779-289f2c0a4979.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 25 janar 2025 21:33
- Shpërndaje në:

- 25 janar 2025 21:33
- Shpërndaje në:

Viona Bunjaku, hulumtuese në organizatën joqeveritare Lëvizja FOL, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për dështimin e saj në miratimin e Strategjisë Antikorrupsion, duke e cilësuar këtë si një dështim të madh në përmbushjen e obligimeve ligjore.

“Jemi pothuajse në fund të mandatit të kësaj qeverie. Për katër vite kemi pritur miratimin e një dokumenti të tillë, por tani, në prag të zgjedhjeve, është hedhur në konsultime publike një draft që, realisht, lë shumë për të dëshiruar”, tha Bunjaku në emisionin “Tempus” në KTV.

Sipas saj, drafti aktual përmban vetëm dy faqe plan veprimi, duke reflektuar, siç theksoi ajo, mungesën e vullnetit politik, kapaciteteve të nevojshme dhe transparencës.

“Mungesa e vullnetit për të shtyrë përpara kauzën kryesore që solli këtë qeveri në pushtet është evidente. Strategjia antikorrupsion, që tani është një obligim ligjor i qeverisë, duhej të ishte përparësi, por qeveria ka dështuar plotësisht në këtë drejtim”, shtoi ajo.

Bunjaku theksoi se një strategji gjithëpërfshirëse është thelbësore për të siguruar një luftë efektive kundër korrupsionit.

“Pa një strategji të qartë dhe të miratuar, asnjë vend nuk mund të konsiderohet serioz në luftën kundër korrupsionit. Ligjet ekzistojnë, por strategjia është një dokument kyç që luan një rol jetik”, tha ajo.

[Edhe ![Bunjaku thotë se s’ka përputhshmëri mes Draft-strategjisë kundër korrupsionit dhe Planit të Veprimit](https://resources.koha.net/images/2025/January/25/76acf8cd-9a18-487b-bf18-e7093d2747e2.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) TEMPUS 25 jan 2025 Bunjaku thotë se s’ka përputhshmëri mes Draft-strategjisë kundër korrupsionit dhe Planit të Veprimit](https://www.koha.net/tempus-ktv/bunjaku-thote-se-ska-perputhshmeri-mes-draft-strategjise-kunder-korrupsionit-dhe-planit-te-veprimit)

Ajo gjithashtu kritikoi procesin e hartimit të draftit, duke thënë se kishte mungesë transparence gjatë gjithë periudhës së përgatitjes së tij.

Strategjia antikorrupsion ishte më parë nën përgjegjësinë e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, por tani është detyrë e qeverisë. /BetimipërDrejtësi/

[#Viona Bunjaku](https://www.koha.net/tag/viona-bunjaku) [#draft-strategjia kunder korrupsion](https://www.koha.net/tag/draft-strategjia-kunder-korrupsion) [#qeveria e kosoves](https://www.koha.net/tag/qeveria-e-kosoves) [#Lëvizja Fol](https://www.koha.net/tag/levizja-fol) [#Instituti i Kosovës për Drejtësi](https://www.koha.net/tag/instituti-i-kosoves-per-drejtesi)

Artikuj të ngjashëm

- [![Avokati Zekaj thotë se mungoi vullneti politik për luftën kundër korrupsionit, kritikon mungesën e Strategjisë antikorrupsion](https://resources.koha.net/images/2025/January/25/3469d5c9-113c-41ee-9a20-2b405ac5fd81.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) TEMPUS 25 jan 2025 Avokati Zekaj thotë se mungoi vullneti politik për luftën kundër korrupsionit, kritikon mungesën e Strategjisë antikorrupsion](https://www.koha.net/tempus-ktv/avokati-zekaj-thote-se-mungoi-vullneti-politik-per-luften-kunder-korrupsionit-kritikon-mungesen-e-strategjise-antikorrupsion)
- [![FOL: Qeveria ka dështuar t’i realizojë objektivat kryesore](https://resources.koha.net/images/2025/February/04/84b4ec88-1e7a-4861-a582-2cbccb080357.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 4 shk 2025 FOL: Qeveria ka dështuar t’i realizojë objektivat kryesore](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/fol-qeveria-ka-deshtuar-ti-realizoj-objektivat-kryesore)
- [![Lëvizja FOL: Programi qeverisës 2021-2025 dështoi t’i realizojë objektivat kryesore](https://resources.koha.net/images/2025/February/04/ec0f1d6a-7105-489f-9746-2beb317ce948.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 shk 2025 Lëvizja FOL: Programi qeverisës 2021-2025 dështoi t’i realizojë objektivat kryesore](https://www.koha.net/arberi/levizja-fol-programi-qeverises-2021-2025-deshtoi-ti-realizoje-objektivat-kryesore)
- [![Shala thotë se në Draft-strategjinë kundër korrupsionit ka pasaktësi faktike](https://resources.koha.net/images/2025/January/25/9e038a71-4e00-4049-b12f-52ebbcad117a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) TEMPUS 25 jan 2025 Shala thotë se në Draft-strategjinë kundër korrupsionit ka pasaktësi faktike](https://www.koha.net/tempus-ktv/shala-thote-se-ne-draft-strategjine-kunder-korrupsionit-ka-pasaktesi-faktike)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

[Futboll.]() [Galatasaray shkruan për vdekjen e Prekazit: Nuk do të harrojmë kurrë](https://www.koha.net/futboll/galatasaray-shkruan-per-vdekjen-e-prekazit-nuk-do-te-harrojme-kurre)

[Botë.]() [Nvidia nis hetim për lidhjen e drejtorit ekzekutiv me një të dyshuar si spiune kineze](https://www.koha.net/bote/nvidia-nis-hetim-per-lidhjen-e-drejtorit-ekzekutiv-me-nje-te-dyshuar-si-spiune-kineze)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Bunjaku thotë se Qeveria dështoi ta miratonte një Strategji antikorrpsion, tash propozoi një draft me dy faqe plan veprimi","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/tempus-ktv/bunjaku-thote-se-qeveria-deshtoi-ta-miratonte-nje-strategji-antikorrpsion-tash-propozoi-nje-draft-me-dy-faqe-plan-veprimi","datePublished":"2025-01-25T21:33:29+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:20:05+02:00","articleSection":"TEMPUS","wordCount":283,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Viona Bunjaku, hulumtuese në organizatën joqeveritare Lëvizja FOL, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për dështimin e saj në miratimin e Strategjisë Antikorrupsion","url":"https://www.koha.net/tempus-ktv/bunjaku-thote-se-qeveria-deshtoi-ta-miratonte-nje-strategji-antikorrpsion-tash-propozoi-nje-draft-me-dy-faqe-plan-veprimi","keywords":"Viona Bunjaku, draft-strategjia kunder korrupsion, qeveria e kosoves, Lëvizja Fol, Instituti i Kosovës për Drejtësi","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/January/25/3e4aec98-8f11-4012-b779-289f2c0a4979.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
