---
description: Apple do të mbajë sot eventin e saj vjetor për iPhone-in, ku pritet të prezantojë telefonin e saj të parë të palosshëm.Kjo do të shënonte ndryshimin më të madh
title: Prezantohet iPhone i parë i palosshëm, çmimi fillestar 2000 dollarë
image: https://resources.koha.net/images/2026/September/09/213849d2-0aeb-4bdf-8458-2e649cf9aea7.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Tech

# Prezantohet iPhone i parë i palosshëm, çmimi fillestar 2000 dollarë

![Iphone Duo](https://resources.koha.net/images/2026/September/09/213849d2-0aeb-4bdf-8458-2e649cf9aea7.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Foto: Associated Press

- 9 shtator 2026 17:35
- Shpërndaje në:

- 9 shtator 2026 17:35
- Shpërndaje në:

Drejtori ekzekutiv i Applet, John Ternus, në javën e tij të dytë në këtë post ka prezantuar ndryshimin e parë të madh te iPhone që nga lansimi i tij afro 20 vjet më parë. 

Ternus të mërkurën prezantoi produktet e reja, ndër to edhe një iPhone të ri në formë libri, të quajtur Duo. 

Është modeli më i madh i këtij produkti deri më tash, raporton “BBC”. 

Çmimi fillestar për këtë iPhone të palosshëm është 2000 dollarë ndërsa mund të shkojë deri 3200 dollarë. Është produkti më i shtrenjtë. 

Ternus tha se iPhone Duo ishte “frymëzuar nga iPad”, por i përshkroi funksionet e palosjes si “të rrjedhshme dhe plotësisht intuitive”.

[Edhe ![Apple prezantoi iPhone 18 me veçoritë që telefonat Android i kanë prej vitesh](https://resources.koha.net/images/2026/September/10/47cb0029-f51a-4175-9ab8-f66419837591.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 10 sht 2026 Apple prezantoi iPhone 18 me veçoritë që telefonat Android i kanë prej vitesh](https://www.koha.net/tech/apple-prezantoi-iphone-18-me-vecorite-qe-telefonat-android-i-kane-prej-vitesh)

Telefoni i palosshëm ka qenë në zhvillim brenda Apple prej disa vitesh.

Kur hapet, Duo ngjan me një iPad të vogël. Kur paloset në mes, ngjan me një iPhone më të gjerë.  
Gjatë aktivitetit, Ternus tha se Apple dëshironte të shmangte pamjen dhe ndjesinë e telefonave të tjerë të palosshëm në treg, të cilët, sipas tij, “duken sikur janë dy telefona të ngjitur bashkë... duke e bërë një ekran më të madh të ndihet shumë më i vogël”.

Duo, tha ai, është “rezultat i një serie risish të jashtëzakonshme që do të ripërcaktojnë përvojën e përdorimit të një telefoni të palosshëm”.

Ternus ishte drejtpërdrejt i përfshirë në zhvillimin e iPhonet të palosshëm, pasi për shumë vite ishte një nga drejtuesit kryesorë në sektorin e pajisjeve harduerike të Apple, përpara se të zgjidhej në fillim të këtij muaji si pasardhës i  Tim Cook.

Ndryshimi i dizajnit të iPhonet mund t’u përgjigjet disa kritikave se Apple ende nuk ka arritur të sjellë një produkt madhor të suksesshëm apo një risi vërtet emocionuese që nga dalja e iPhonet të parë në vitin 2007.

Apple zbuloi gjithashtu të mërkurën iPhone 18 dhe 18 Pro, të cilët kanë çmime fillestare përkatësisht prej 1,200 dollarësh dhe 1,300 dollarësh. 

Kompania zbuloi gjithashtu më shumë detaje rreth “Siri”, asistentit të saj audio dhe të bisedave, i cili pritet të rilansohet dhe tani quhet Siri AI.

Duke filluar me iPhone 18, asistenti do të jetë në gjendje të kërkojë në të gjithë informacionin në telefonin e një personi, si mesazhet dhe emailet, për të gjetur informacione, për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të ndërmarrë veprime në emër të personit.

Disa funksione të Siri AI do të jenë gjithashtu të disponueshme në Apple Watchin e ri, përfshirë mundësinë për të mbajtur shënime të bisedave dhe për t’i transkriptuar ato, nëse përdoruesi e aktivizon këtë funksion.

[Edhe ![Apple fuqizon Sirin me inteligjencë artificiale](https://resources.koha.net/images/2025/February/26/6b1d9668-ab5c-43dd-819e-440a8c92339d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 14 tet 2026 Apple fuqizon Sirin me inteligjencë artificiale](https://www.koha.net/tech/apple-fuqizon-sirin-me-inteligjence-artificiale)

Ternus iu referua aftësive të reja të iPhonet të mundësuara nga inteligjenca artificiale si një “qendër personale inteligjente” dhe pranoi se Apple do të përdorte “detajet më private të jetës suaj të përditshme”.

Ai këmbënguli se e gjithë kjo do të mbetet private, ndërsa funksionet e inteligjencës artificiale shpesh do të funksionojnë “në pajisje”, që do të thotë jo përmes kompanive të palëve të treta. Dhe kur për një funksion nevojitet një palë e tretë, Ternus tha se të dhënat do të mbeten private në një server në distancë.

 

![](https://resources.koha.net/wysying/2026/September/09/4b28bbcf-1d8c-4a0f-aeef-7c6e5efae223.webp?q=80&w=980)

---

 

**Apple pritet të prezantojë sot iPhone-in e parë të palosshëm**

Apple do të mbajë sot eventin e saj vjetor për iPhone-in, ku pritet të prezantojë telefonin e saj të parë të palosshëm.

Kjo do të shënonte ndryshimin më të madh për iPhone-in në historinë e tij gati 20-vjeçare.

Përveç iPhone-it të parë të palosshëm, që përflitet se do të quhet iPhone Ultra, Apple pritet gjithashtu të prezantojë telefona të tjerë të rinj si pjesë e serisë iPhone 18, si dhe modele të përditësuara të AirPods dhe Apple Watch të rinj. 

[Edhe ![Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit](https://resources.koha.net/images/2026/January/15/b53db9c4-5efa-4801-b442-d2ca073bbd9a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 15 jan 2026 Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit](https://www.koha.net/tech/apple-pergatit-kater-modele-te-iphoneit-kete-vit)

Gjatë këtij aktiviteti mund të prezantohen edhe produkte të reja siç është një HomePod i ri.

John Ternus do të bëjë debutimin e tij si CEO i ri i Apple dhe pritet të shpalosë vizionin e tij, ndërsa gjiganti teknologjik përballet me presione të tilla si gara në zhvillim e inteligjencës artificiale, mungesa e memorieve që po rrit çmimet dhe rregulloret evropiane.

[#iphone](https://www.koha.net/tag/iphone) [#Apple](https://www.koha.net/tag/apple) [#telefoni](https://www.koha.net/tag/telefoni)

Artikuj të ngjashëm

- [![Dua Lipa fytyra e re e Apple](https://resources.koha.net/images/2025/September/07/1220b175-9414-41ae-b5a7-fc465a63ddbc.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 10 sht 2025 Dua Lipa fytyra e re e Apple](https://www.koha.net/showbiz/dua-lipa-fytyra-e-re-e-apple)
- [![Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini](https://resources.koha.net/images/2025/September/09/05a490a7-68d6-4037-af39-4fdab6e58f94.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 9 sht 2025 Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini](https://www.koha.net/tech/me-ne-fund-lansohet-iphone-me-i-holle-ndonjehere-gjithcka-qe-duhet-te-dini)

[Showbiz.]() [Tom Cruise do të nderohet me çmim për arritje jetësore](https://www.koha.net/showbiz/tom-cruise-do-te-nderohet-me-cmim-per-arritje-jetesore)

[Futboll.]() [Bajrami e shënon golin e parë në Arabinë Saudite](https://www.koha.net/futboll/bajrami-e-shenon-golin-e-pare-ne-arabine-saudite)

[Futboll.]() [Atletico fiton me gol të Alvarezit](https://www.koha.net/futboll/atletico-fiton-me-gol-te-alvarezit)

[Futboll.]() [Lazio mban ritmin e jashtëzakonshëm, e para në Serie A](https://www.koha.net/futboll/lazio-mban-ritmin-e-jashtezakonshem-e-para-ne-serie-a)

[Botë.]() [Protesta të përshkallëzuara edhe në Bruksel](https://www.koha.net/bote/protesta-te-pershkallezuara-edhe-ne-bruksel)

[Basketboll.]() [Bora kthehet te fitorja, mposht bindshëm Sigal Prishtinën](https://www.koha.net/basketboll/bora-kthehet-te-fitorja-mposht-bindshem-sigal-prishtinen)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Prezantohet iPhone i parë i palosshëm, çmimi fillestar 2000 dollarë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/tech/apple-pritet-te-prezantoje-sot-iphone-in-e-pare-te-palosshem","datePublished":"2026-09-09T17:35:20+02:00","dateModified":"2026-09-09T23:22:48+02:00","articleSection":"Tech","wordCount":736,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Apple do të mbajë sot eventin e saj vjetor për iPhone-in, ku pritet të prezantojë telefonin e saj të parë të palosshëm.Kjo do të shënonte ndryshimin më të madh","url":"https://www.koha.net/tech/apple-pritet-te-prezantoje-sot-iphone-in-e-pare-te-palosshem","keywords":"iphone, Apple, telefoni","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/September/09/213849d2-0aeb-4bdf-8458-2e649cf9aea7.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
