Lumi Fitzroy që është “shtëpi” e afro 500 krokodilëve do të jetë nikoqir i garave në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike që organizohen në Brisbane të Australisë në vitin 2032.
Vendimi është marrë të enjten, shkruan “BBC”.
Presidenti i “Brisbane 2032”, Andrew Liveris, vitin e kaluar i krahasoi krokodilët me peshkaqenët.
“Ka peshkaqenë në oqean dhe ne bëjmë gara në surfim. Ju lutem, ndërrojeni mendimin”, kishte thënë ai në atë kohë.
Krokodilët e ujërave të kripura, të njohura edhe si “Salties”, jetojnë edhe në ujëra të ëmbla. Ata mund të arrijnë gjatësi deri në gjashtë metra.