Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Andere Sportarten

LM, die vierte Niederlage für Kosovo im Handball

Kosovo-Handball

Hendbollistët e Kosovës e kanë humbur edhe ndeshjen e katërt në Lojërat Mesdhetare në Taranto të Italisë. 

Të shtunën pasdite në Fasano, Kosova u mposht nga Tunizia 39:35. 

Ndeshja ishte për plasman prej pozitës së pestë deri në të tetën. Tani Kosova do ta ketë edhe një ballafaqim ndaj Qipros, për pozitën 7-8. 

“Dardanët” ishin në epërsi vetëm një herë kur Enis Kuleta e shënoi golin e parë dhe më pas vazhdimisht ishte në ndjekje të rezultatit. 

Pjesa e parë u mbyll 19:13 në të mirë të tunizianëve. Me të njëjtin ritëm, Tunizia vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ndërsa Kosova nuk e pati cilësinë për t’i bërë ballë. 

Kosova në fazën grupore pësoi tri disfata të thella. Me rezultatin 39:23 u mposht nga Italia në duelin e parë, më pas 42:21 humbi nga Egjipti, dhe në ndeshjen e tretë pësoi disfatë 33:25 nga Portugalia. 

Ndeshjen e fundit ndaj Qipros, Kosova e luan të hënën nga ora 11:00.