Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Andere Sportarten

Kosovo ist bereit für die Spiele gegen Estland

Kosovo - Handball

Hendbollistet e Kosovës e kanë kaluar me sukses dy herë raundin e parë kualifikues të Kampionatit Botëror. Synojnë ta kalojnë me sukses për herë të tretë rresht. Për ta kaluar me sukses Estoninë, “Dardanet” kanë bërë thirrje për përkrahje nga shikuesit.

Ndeshjet ndaj Estonisë, Kosova i zhvillon në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Duelin e parë ndaj estonezeve e luan të premten prej orës 20:00, ndërsa të shtunën nga ora 17:00.
Përfaqësuesja më e suksesshme pas dy ndeshjeve avancon në raundin e fundit kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm.

“Kosova në dy kampanjat e kaluara e mbylli me sukses raundin e parë kualifikues. Për Botërorin 2023, Kombëtarja jonë luajti dy ndeshjet e para në shtëpi. Më 3 nëntor 2022 në Istog fitoi 27:24 ndaj Ishujve Faroe. Më 5 nëntor 2022, Ishujt Faroe fituan 29:28, por tutje avancoi Kombëtarja jonë. Në raundin e dytë kualifikues Kombëtarja jonë nuk kishte fat në short dhe u eliminua nga Polonia. Për Botërorin 2025, raundi i parë kualifikues ishte me fazë grupore. Në Hasselt të Belgjikës, më 25 tetor 2024, Kosova fitoi 32:28 ndaj Belgjikës. Një ditë më pas vajzat tona shkëlqyen sërish për fitore edhe më bindëse ndaj Bosnjë-Hercegovinës, 32:26. Sërish Kombëtares sonë i mungoi fati për fazën e dytë kualifikuese. U përball me Suedinë dhe u eliminua. Ndaj Estonisë, Kombëtarja jonë vlerësohet favorite. Por vajzave tona u duhet përkrahja për ta kaluar me sukses pengesën e parë”, shkruan Federata e Hendbollit e Kosovës të enjten.

Thirrje për përkrahje bënë të mërkurën edhe përzgjedhësi Nenad Shoshtariq dhe hendbollistja Yllka Shatri.
Kosova i nisi përgatitjet të hënën. Kishte mbajtur edhe një kamp përgatitor në fund të muajit të kaluar.
Kosova u paraqit së fundi në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, por pa hendbollistet kryesore. I munguan shumica e lojtareve seniore. Ndaj Estonisë do të paraqitet me përbërjen më të mirë.
Tek Estonia kanë pranuar se Kosova është favorite.

Trajneri i ekipit kombëtar estonez, Ergo Rohi, ka theksuar se nuk kishin fat në short.

“Është e vështirë të thuash diçka përfundimtare për kundërshtarët. Ishte e qartë pas shortit se ky ishte opsioni më i vështirë për ne. Nuk kemi shumë materiale rreth tyre. Ka pasur shumë ndryshime në radhët e Kosovës dhe ka edhe një trajner të ri në stol. Në letër, kundërshtarët janë më të fortë, por nëse mund t’i shfrytëzojmë dobësitë e tyre, kemi çdo shans”, ka thënë Rohi për “Sport”.

Ai ka theksuar se do të aplikojnë lojë agresive në mbrojtje kundër Kosovës.

“Unë besoj se mund të jemi më të shpejtë se kundërshtarët tanë. Kemi punuar së bashku për disa vite tani dhe çdo fillim nuk është më aq i dhimbshëm. Sigurisht, kemi dobësitë tona, por po përpiqemi t'i trajtojmë ato gjatë këtyre ditëve. Ndeshja e parë do të na tregojë formacione më të sakta, por patjetër që duhet të përpiqemi t'i bëjmë presion kundërshtarëve tanë me mbrojtje agresive”, ka thënë trajneri i estonezeve.