Kastrioti i Ferizajt dhe Besa Famgas do të përballen të dielën mbrëma në finalen e Superkupës së Kosovës në hendboll.
Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, duke filluar nga ora 20:15.
Kastrioti, kampion në fuqi i Kosovës dhe fitues i Kupës së Kosovës, do të kërkojë ta fitojë për herë të parë Superkupën.
Në anën tjetër, Besa Famgas e ka fituar Superkupën dy herë, në vitet 2022 dhe 2023.
Interesimi i tifozëve për finalen pritet të jetë i madh.
Ndërkohë të dielën do të luhet edhe finalja në konkurrencë të femrave.
Nga ora 17:30 po në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, takohen Samadrexha dhe Istogu.
Samadrexha kërkon ta fitojë për herë të parë trofeun e Superkupës, kurse Istogu për herë të katërt.
Istogu është fitues në fuqi i Superkupës.