Hendbollistet e Kosovës kanë shënuar fitore të premten mbrëma ndaj Estonisë me rezultatin e thellë 39:22.
Ndeshja që u zhvillua në Pallatin e Rinisë në Prishtinë ishte e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror.
Hendbollistet e Kosovës epërsinë bindëse e krijuan që në pjesën e parë duke e fituar me shifrat 19:10. Në pjesën e dytë, hendbollistet e Kosovës veç se e vulosën fitoren e thellë.
Merlinda Qorraj shkëlqeu te Kosova duke i realizuar 13 gola. U dalluan edhe Elisa Mulaj dhe Mirjeta Bytyqi me pesë gola.
Kosova e luan edhe një ndeshje tjetër ndaj Estonisë po në Prishtinë të shtunën nga ora 17:00.
Die Mannschaft mit den meisten Siegen nach zwei Spielen erreicht die letzte Qualifikationsrunde für die Weltmeisterschaft im nächsten Jahr.