Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Andere Sportarten

Hamilton ignoriert Anweisungen und verunglückt mit Ferrari

Lewis Hamilton

Foto: Associated Press

Lewis Hamiltoni e ka përplasur Ferrarin në barriera, në ditën e fundit të provave para garës së Formula 1 në Madrid të dielën. 

Shtatë herë kampioni i botës e humbi kontrollin dhe u përplas në kthesën e fundit, ndërsa kjo ndodhi pasi nuk i përfilli instruksionet që iu dhanë. 

“Ndale makinën”, i ka thënë Hamiltonit, inxhinieri i garës Carlo Santi. 

“Makina po ecën”, ia ka kthyer Hamilton, teksa kishte dëmtim në pjesën e përparme të bolidit. 

Santi i foli sërish duke i thënë që të ndalet në vendin më të sigurt të mundshëm. 

Por, Hamiltoni vazhdoi dhe në fund e përplasi makinën në barriera. Ai nuk pëosi lëndime, ndonëse kishte marrë informata paraprakisht për dëmin që ka bolidi. 

Hamiltoni ishte afër që ta kompletonte xhiron më të shpejtë të provës, pak para aksidentit. 

Në Madrid të shtunën aksident pësoi edhe Ollie Bearman. Britaniku është ngasës i skuderisë së Haasit. 

Kohën më të shpejtë në prova e vendosi Kimi Antonelli, që është lider në renditjen e ngasësve.