Kampionia e Kosovës në futsall, Drenica, është eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Drenica të premten mbrëma u mposht 4:2 nga Ujpeshti në Budapest të Hungarisë.
Me këtë fitore, Ujpeshti e fitoi Grupin D dhe avancoi në “Main Round” të Championsit.
Drenica përfundoi në vendin e dytë me dy fitore dhe një humbje.
Golat për Ujpeshtin i shënuan Rutai, Vas, Cardoso Alves dhe Gemesi.
Ndërsa dy golat për Drenicën i shënuan Pardo dhe Mërgim Dervishaj.
Drenica për herë të parë u paraqitet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Në dy ndeshjet e para, Drenica fitoi ndaj Muratas dhe Sakaryas.
Por këto dy fitore nuk mjaftuan për Drenicën që të avanconte në “Main Round”.
Vetëm fituesi i Grupit D, Ujpeshti, u kualifikua për në “Main Round”.