Ngasësi i talentuar i skuderisë së Mercedesit, Kimi Antonelli, e ka fituar të dielën garën Grand Prix të Spanjës, të mbajtur në Madrid.
Për ngasësin italian ishte fitorja e tetë e edicionit në Formula 1.
Pas fitores në pistën “Madring”, ku gara e Formula 1 u mbajt për herë të parë, 20-vjeçari Antonelli është shkëputur në renditjen e ngasësve me 81 pikë.
I dyti në renditje mbetet shoku i skuadrës, George Russell.
“Punë e shkëlqyer Kimi, absolutisht kryevepër”, i është thënë Antonellit në radio nga inxhinieri i skuadrës.
Max Verstappen i Red Bullit përfundoi i dyti me katër sekonda vonesë, ndërsa podiumin e kompletoi Lando Norris i McLarenit, që përfundoi i treti.