---
description: Vedat Muriqi është një nga lojtarët më të përfolur në Itali gjatë...
title: "Muriqi për KOHËN: E ardhmja ime varet nga Lazio"
image: https://resources.koha.net/images/2021/December/02/vedat_muriqi_-_ap1638461078.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Sport

# Muriqi për KOHËN: E ardhmja ime varet nga Lazio

![Vedat Muriqi ](https://resources.koha.net/images/2021/December/02/vedat_muriqi_-_ap1638461078.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Faton Polisi](https://www.koha.net/autori/faton-polisi/articles) [![Faton Polisi](https://resources.koha.net/authors/2024/July/17/3d35c40c-439e-417c-be66-3a280d997212.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/faton-polisi/articles)
- 2 dhjetor 2021 18:04
- Shpërndaje në:

- Nga: [Faton Polisi](https://www.koha.net/autori/faton-polisi/articles) [![Faton Polisi](https://resources.koha.net/authors/2024/July/17/3d35c40c-439e-417c-be66-3a280d997212.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/faton-polisi/articles)
- 2 dhjetor 2021 18:04
- Shpërndaje në:

Vedat Muriqi është një nga lojtarët më të përfolur në Itali gjatë javëve të fundit. Do të flitet për të ardhmen e Muriqit edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, për atë nëse sulmuesi i Kosovës do të mbetet deri në fund të edicionit pjesë e Lazios, apo do të kthehet te Fenerbahçe.

Vet Muriqi nuk ka ende një përgjigje. Ai në një intervistë për KOHËN, të enjten, ka theksuar se e ardhmja e tij është në duart e drejtuesve të Lazios.

“Nuk mund të përgjigjem konkretisht sepse edhe unë jam i varur nga klubi i Lazios. Nuk mund të lëvizi apo të qëndroj pa dëshirën e drejtuesve, kështu që jam në pritje dhe jam i gatshëm për çdo gjë që më thotë klubi. Nuk është me rëndësi dëshira ime, derisa klubi nuk merr vendim për mua. Kur ta marrë vendimin, atëherë unë duhet të vendosi aty për aty. Për momentin jam pjesë e Lazios dhe derisa të thonë diçka, mirë apo keq, do të jem pjesë e Lazios”, ka thënë Muriqi.

Muriqi është në pritje të rastit të ri te Lazio. Prizrenasi pranon se nuk ka mundur t’i shfrytëzojë rastet e dhëna më herët. Por, ai thekson se në Lazio konkurrenca është shumë e madhe.

“Normalisht se kam pritur dhe jam duke pritur më shumë paraqitje. Por, mos të harrojmë se konkurrentin që e kam është fitues i Këpucës së Artë para dy vjetësh. Është fakt se edhe unë nuk kam qenë në gjendje të shfrytëzojë ato raste që i kisha më herët, por kjo nuk do të thotë që duhet të mbarojë me kaq. Çdo futbollist është i lumtur kur luan. Përndryshe unë nuk jam i lumtur sepse dua të luajë më shumë dhe të shënojë normalisht”, ka thënë njëri prej lojtarëve kryesorë të Kosovës.

[Edhe ![Muriqi: Madhështia e Fenerbahçes është “tjetër nivel”](https://resources.koha.net/images/2026/June/26/27d1c523-f26e-4dc9-aafb-30c9cfcf32e0.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 26 qer 2026 Muriqi: Madhështia e Fenerbahçes është “tjetër nivel”](https://www.koha.net/futboll/muriqi-madheshtia-e-fenerbahces-eshte-tjeter-nivel)

Sulmuesi 27-vjeçar skuadrës së Lazios iu bashkua në shtator të vitit të kaluar nga skuadra e Fenerbahçes. Me Lazion ka marrëveshje deri në qershor të vitit 2025, ndërsa është raportuar se gjasat janë të mëdha që në janar të huazohet te skuadra e madhe turke. Prej se u transferua në Itali, me fanellën e Lazios, Muriqi ka luajtur 35 ndeshje në Serie A, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka asistuar një tjetër.

Shtatlarti nga Prizreni ka pasur paraqitje të mira me fanellën e Kosovës. Është golashënuesi më i mirë i “Dardanëve” me 18 gola në 37 paraqitje.

Muriqi thotë se është i qetë dhe shpreson që t’i jepet sërish rasti te Lazio për ta shfrytëzuar në mënyrën më të mirë.

“Gjithmonë kam qenë optimist, edhe në situata më të këqija, dhe do të vazhdoj të jem pozitiv në aspektin mental, por edhe fizikisht. Shpresoj ta shfrytëzoj rastin e ardhshëm”, është shprehur Muriqi.

Karrierën si futbollist Muriqi e ka nisur te Liria e Prizrenit, kurse në vitin 2013 u transferua te Teuta e Durrësit. Ai ka luajtur në Shqipëri edhe për Besën e Kavajës, ndërsa nga Teuta u transferua në vitin 2014 te Giresunspori. Luajti për një periudhë edhe te Gençlerbirligi, derisa nga Rizespori në vitin 2019 u transferua te Fenerbahçe. Si te Reizespori, ashtu edhe në edicionin e parë te Feneri, Muriqi pati shënuar shumë gola. Për Rizesporin në Superligën e Turqisë pati shënuar 17 gola në 34 paraqitje, kurse për Fenerbahçen në 26 ndeshje në Superligë dhe për Kupë shënoi 17 gola dhe kontribuoi me shtatë asistime.

Para se t’i bashkohej Kosovës, në tetor të vitit 2016, Muriqi luajti katër ndeshje për Shpresat e Shqipërisë, ku pati shënuar vetëm një gol.

[Edhe ![Muriqi ndihet krenar që ka luajtur për Fenerbahçen](https://resources.koha.net/images/2022/September/15/muriq1663244064.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 21 sht 2022 Muriqi ndihet krenar që ka luajtur për Fenerbahçen](https://www.koha.net/sport/muriqi-ndihet-krenar-qe-ka-luajtur-per-fenerbahcen)

Muriqi pret që me fanellën e përfaqësueses të marrë pjesë në një Kampionat evropian apo Botëror.

“E kam thënë edhe më herët se me Kosovën kam shumë emocione në çdo ndeshje që luaj. Është ëndërr e madhe e imja dhe gjithë shokëve të mi në kombëtare që ta veshim fanellën e Kosovës edhe në Evropian ose në Botëror”, ka thënë Muriqi.

Artikuj të ngjashëm

- [![Muriqi mund të rikthehet në Turqi](https://resources.koha.net/images/2022/April/26/muriqi-sp1650975687.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 25 qer 2022 Muriqi mund të rikthehet në Turqi](https://www.koha.net/sport/muriqi-mund-te-rikthehet-ne-turqi)
- [![Galatasaray me ofertë për Muriqin](https://resources.koha.net/images/2022/February/20/muriqi-sp1645394360.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 13 qer 2022 Galatasaray me ofertë për Muriqin](https://www.koha.net/sport/galatasaray-me-oferte-per-muriqin)
- [![Muriqi thotë se Mallorca meriton të jetë pjesë e La Ligas](https://resources.koha.net/images/2022/April/26/muriqi-sp1650975687.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 23 maj 2022 Muriqi thotë se Mallorca meriton të jetë pjesë e La Ligas](https://www.koha.net/sport/muriqi-thote-se-mallorca-meriton-te-jete-pjese-e-la-ligas)

[Futboll.]() [Hoxha e Dinamo fitojnë derbin ndaj Rijekës](https://www.koha.net/futboll/hoxha-e-dinamo-fitojne-derbin-ndaj-rijekes)

[Futboll.]() [Arijon Ibrahimoviq shënon supergol për Kupë](https://www.koha.net/futboll/arijon-ibrahimoviq-shenon-supergol-per-kupe)

[Arbëri.]() [Zemaj – Qeverisë: Protestat do t’ju detyrojnë të jepni dorëheqje](https://www.koha.net/arberi/zemaj-qeverise-protestat-do-tju-detyrojne-te-jepni-doreheqje)

[Futboll.]() [Fituesi i Topit të Artë kishte shkëlqyer në “Fadil Vokrri”](https://www.koha.net/futboll/fituesi-i-topit-te-arte-kishte-shkelqyer-ne-fadil-vokrri)

[Arbëri.]() [Banorët e një lagjeje në Bardhosh në telashe me ujërat e zeza tash e disa vjet](https://www.koha.net/arberi/banoret-e-nje-lagjeje-ne-bardhosh-ne-telashe-me-ujerat-e-zeza-tash-e-disa-vjet)

[Arbëri.]() [MASH-i s’e ndryshon rregulloren e shfuqizuar nga Supremja 6 muaj më parë](https://www.koha.net/arberi/mash-i-se-ndryshon-rregulloren-e-shfuqizuar-nga-supremja-6-muaj-me-pare)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Muriqi për KOHËN: E ardhmja ime varet nga Lazio","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/sport/muriqi-per-kohen-e-ardhmja-ime-varet-nga-lazio","datePublished":"2021-12-02T18:04:10+01:00","dateModified":"2026-07-10T17:35:06+02:00","articleSection":"Sport","wordCount":733,"author":[{"@type":"Person","name":"Faton Polisi","url":"https://www.koha.net/autori/faton-polisi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Vedat Muriqi është një nga lojtarët më të përfolur në Itali gjatë...","url":"https://www.koha.net/sport/muriqi-per-kohen-e-ardhmja-ime-varet-nga-lazio","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2021/December/02/vedat_muriqi_-_ap1638461078.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
