---
description: Ngjarja UFC 249 do të mbahet, por pa yllin Khabib Nurmagomedov pjesë...
title: Gaethje në vend të Khabibit, UFC organizon ngjarjen e 18 prillit
image: https://resources.koha.net/images/2020/April/06/tony1586206350.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Sport

# Gaethje në vend të Khabibit, UFC organizon ngjarjen e 18 prillit

![](https://resources.koha.net/images/2020/April/06/tony1586206350.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 7 prill 2020 00:52
- Shpërndaje në:

- 7 prill 2020 00:52
- Shpërndaje në:

Ngjarja UFC 249 do të mbahet, por pa yllin Khabib Nurmagomedov pjesë të saj.

Pronari i UFC-së, serisë më të madhe të Arteve Marciale të Përziera (MMA), Dana White ka konfirmuar se më 18 prill në kuadër të UFC 249 do të takohen Tony Ferguson dhe Justin Gaethje. Gaethje e zëvendëson Khabibin e famshëm në përballjen ndaj Fergusonit.

Kampioni i pamposhtur i kategorisë së lehtë, Khabib Nurmagomedov, ka mbetur në Rusi për shkak të izolimit të këtij vendi në tentim për të ndalë përhapjen e koronavirusit. Kështu për herë të pestë ka dështuar përballja e tij me Fergusonin, që po ashtu është luftëtar shumë i njohur i UFC-së.

Pas dështimit të luftës mes tyre, Dana White ka thënë se mbrëmja megjithatë do të mbahet. Të hënën mbrëma, White ka konfirmuar se Ferguson tani do të përballet me Gaethjen në luftën kryesore të ngjarjes së 18 prillit. Nuk është caktuar ende vendi se ku do të mbahet kjo ngjarje.

White ka thënë se lufta do të mbahet “diku në tokë”. Ajo do të jetë e vlefshme për titullin e përkohshëm të UFC-së në kategorinë e lehtë.

Ferguson ka 12 fitore rresht, që kur pësoi nga Michael Johnson në maj të vitit 2012. Ndërkohë Gaethje ka shënuar tri fitore me nokaut, pas humbjeve nga Edie Alvarez dhe Dustin Poirier. Amerikani 31-vjeçar së fundi në kafaz ishte më 14 shtator të vitit të kaluar.

Artikuj të ngjashëm

- [![Khabibi nuk tërhiqet, përballet me Gaethjen këtë vit](https://resources.koha.net/images/2020/July/18/9601595075698.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 18 kor 2020 Khabibi nuk tërhiqet, përballet me Gaethjen këtë vit](https://www.koha.net/sport/khabibi-nuk-terhiqet-perballet-me-gaethjen-kete-vit)
- [![Khabib dhe Gaethje do të përballen në ishull](https://resources.koha.net/images/2020/May/12/2020-05-10T052923Z_700318982_NOCID_RTRMADP_3_MMA-UFC-249-FERGUSON-VS-GAETHJE1589317167.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 12 maj 2020 Khabib dhe Gaethje do të përballen në ishull](https://www.koha.net/sport/khabib-dhe-gaethje-do-te-perballen-ne-ishull)
- [![Ferguson synon titull të “vërtetë” të UFC-së](https://resources.koha.net/images/2020/May/08/38956f36-6027-11ea-be3e-43af5536d789_972x_133450-800x4891588933664.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 8 maj 2020 Ferguson synon titull të “vërtetë” të UFC-së](https://www.koha.net/sport/ferguson-synon-titull-te-vertete-te-ufc-se)
- [![Arsyet për pesë dështimet e luftës së shumëpritur](https://resources.koha.net/images/2020/March/31/GETTY_UFC-249-Khabib-v-Ferguson-Press-Conference_SPO_GYI1210859938jpg-JS568920619-1-e15850563352591585678901.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 31 mar 2020 Arsyet për pesë dështimet e luftës së shumëpritur](https://www.koha.net/sport/arsyet-per-pese-deshtimet-e-luftes-se-shumepritur)
- [![Nurmagomedov ka mbetur i ngujuar në Rusi](https://resources.koha.net/images/2020/March/30/khabib1585564812.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sport 30 mar 2020 Nurmagomedov ka mbetur i ngujuar në Rusi](https://www.koha.net/sport/nurmagomedov-ka-mbetur-i-ngujuar-ne-rusi)

[Botë.]() [Dorëhiqet kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever](https://www.koha.net/bote/dorehiqet-kryeministri-i-belgjikes-bart-de-wever)

[Reklama.]() [Finalja e Red Bull Wings Cup -16 finalistë garuan për një biletë drejt Miamit](https://www.koha.net/reklama-marketing/finalja-e-red-bull-wings-cup-16-finaliste-garuan-per-nje-bilete-drejt-miamit)

[Kronikë.]() [Një muaj arrest shtëpiak për drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë](https://www.koha.net/kronike/nje-muaj-arrest-shtepiak-per-drejtorin-e-spitalit-te-pergjithshem-ne-mitrovice)

[Botë.]() [Nesër zgjedhjet e mesmandatit në SHBA – krejt çka duhet të dihet](https://www.koha.net/bote/neser-zgjedhjet-e-mesmandatit-ne-shba-krejt-cka-duhet-te-dihet)

[Botë.]() [Rikthehen protestat e nxënësve, bllokohen disa shkolla të mesme në Paris](https://www.koha.net/bote/rikthehen-protestat-e-nxenesve-bllokohen-disa-shkolla-te-mesme-ne-paris)

[Kulturë.]() [Ukraina me aktakuzë për sulmin mbi muzeun “Hryhorii Skovoroda”](https://www.koha.net/kulture/ukraina-me-aktakuze-per-sulmin-mbi-muzeun-hryhorii-skovoroda)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Gaethje në vend të Khabibit, UFC organizon ngjarjen e 18 prillit","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/sport/gaethje-ne-vend-te-khabibit-ufc-organizon-ngjarjen-e-18-prillit","datePublished":"2020-04-07T00:52:15+02:00","dateModified":"2026-07-09T07:05:07+02:00","articleSection":"Sport","wordCount":256,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Ngjarja UFC 249 do të mbahet, por pa yllin Khabib Nurmagomedov pjesë...","url":"https://www.koha.net/sport/gaethje-ne-vend-te-khabibit-ufc-organizon-ngjarjen-e-18-prillit","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2020/April/06/tony1586206350.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
