Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Sport

Besa Famgas gewinnt das Derby in der Handball Super League

Besa Famgas dhe Kastrioti

Besa Famgas dhe Kastrioti e kanë luajtur derbin e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 29:28.

Skuadra pejane herët në ndeshje krijoi epërsi bindëse. Por pjesa e parë përfundoi 16:12. 

Ferizajasit nuk u dorëzuan dhe u afruan në 27:25 në minutën e 55-të. Më pas u afruan edhe në 28:27 në minutën e 57-të. Besa Famgas shënoi për 29:27 përmes Oliver Rabek në minutën e 59-të, ndërsa në minutën e fundit Kastrioti shënoi për 29:28 nëpërmjet Eray Karakoç. Besa e kishte aksionin e fundit dhe kështu fitorja i takoi kësaj skuadre. 

Deniz Terziqi i shënoi tetë gola për Besa Famgas. Shtatë i kishte Yassine Henahen e nga katër Jon Muqolli e Oliver Rabek. Vuk Lakiçeviq ishte më efikasi te Kastrioti me shtatë gola. Nga gjashtë i realizuan Karakoç e Festim Mustafa.

Besa Famgas e shënoi fitoren e tretë dhe udhëheqë me gjashtë pikë. Kastrioti ka një fitore e një humbje.

Të shtunën Deçani fitoi 36:28 ndaj Llapit në Podujevëe, kurse Prishtina fitoi në kryeqytet ndaj Rahovecit me rezultat 42:29.

Pas largimit të papritur të Trepçës nga elita, Superliga ka mbetur vetëm me shtatë skuadra. Trepça është zhvendosur në Ligën e Parë, për shkak të vështirësive financiare e organizative.