Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Showgeschäft

Jury für Mordprozess gegen Tupac Shakur ausgewählt

Tupac Shakur und Duane „Keffe D“ Davis

Tupac Shakur und Duane „Keffe D“ Davis

Foto: Associated Press

Një juri prej 16 personash, 6 burra dhe 10 gra, është përzgjedhur për të gjykuar Duane “Keffe D” Davis, ish-drejtues i një bande, i akuzuar se organizoi vrasjen e reperit të njohur Tupac Shakur, ka shkruar agjencia e lajmeve Assoziierte Presse.

Deklaratat hapëse të gjyqit pritet të nisin të hënën në Las Vegas. Çështja pritet të zgjasë rreth një muaj.

Tupac, një nga reperët më të famshëm në historinë e hip-hopit, u qëllua me armë më 7 shtator 1996, pranë Las Vegas Strip. Ai ndodhej në ulësen e pasagjerit të një BMW-je të drejtuar nga Marion “Suge” Knight, kur një Cadillac u afrua dhe hapi zjarr. Knight mbijetoi, ndërsa Tupac vdiq gjashtë ditë më vonë, në moshën vetëm 25-vjeçare.

Prokurorët nuk pretendojnë se Davis ishte personi që qëlloi me armë. Ata thonë se ai ishte “personi që jepte urdhrat” dhe se mori vendimet që çuan në vrasje, si dhe se siguroi armën.

Në Nevada, një person mund të dënohet për vrasje edhe nëse nuk e ka kryer vetë të shtënën, por ka ndihmuar në organizimin e krimit.

ebenfalls BTS-Mitglied V spricht über seinen Hörverlust auf einem Ohr Showgeschäft BTS-Mitglied V spricht über seinen Hörverlust auf einem Ohr

Davis, 63 vjeç, është deklaruar i pafajshëm dhe, nëse shpallet fajtor, mund të përballet me burgim të përjetshëm.

Hetimi mori një kthesë pasi Davis publikoi në vitin 2019 librin “Compton Street Legend”, ku foli për jetën e tij në bandën Crips dhe për ngjarjet rreth vrasjes së Tupacut. Prokuroria gjithashtu mbështetet në deklaratat që ai ka bërë ndër vite në intervista me policinë dhe mediat.

Avokatët e Davisit kanë argumentuar se libri është pjesërisht i trilluar dhe se disa nga deklaratat e tij nuk duhet të përdoren si prova.

Prokurorët pritet të thërrasin 35 deri në 45 dëshmitarë, përfshirë persona që e panë Tupacun pak para të shtënave dhe njerëz që kishin lidhje me reperin dhe Davisin.

Mes personave që mund të thirren është edhe Suge Knight, i cili ndodhej në makinë me Tupacun atë natë. Knight, i cili aktualisht po vuan një dënim 28-vjeçar për një vrasje të vitit 2015, ka deklaruar vazhdimisht se nuk dëshiron të përfshihet në këtë gjyq.

Ndërkohë, reperi i njohur, Sean “Diddy” Combs, të cilin Davis e ka akuzuar se donte ta vriste Tupacun dhe Knightin, nuk pritet të dëshmojë në gjyq.

ebenfalls Paris Jackson enthüllt die Regel ihres Vaters für eine normale Kindheit Showgeschäft Paris Jackson enthüllt die Regel ihres Vaters für eine normale Kindheit

Vrasja e Tupac Shakur ka mbetur një nga misteret më të mëdha të historisë së muzikës. Reperi, i njohur për këngë si “California Love” dhe “Dear Mama”, ka shitur më shumë se 75 milionë disqe në mbarë botën, përfshirë shtatë albume të publikuara pas vdekjes së tij.