Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Showgeschäft

Der Komiker Reggie McFadden aus der Serie „In Living Color“ ist gestorben.

Reggie McFadden

Reggie McFadden, fotografi nga Wire Images

Reggie McFadden, komediani i njohur për paraqitjet e tij në serialin e famshëm amerikan “In Living Color”, ka vdekur në moshën 57-vjeçare, ka shkruar Frist.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar motra e tij, Bernice McFadden, e cila ka thënë se familja u njoftua nga Departamenti Amerikan i Shtetit se Reggie ka vdekur në Tanzani, vend ku ka jetuar prej disa vitesh. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

Lajmi është pritur me trishtim edhe nga kolegë të tij. 

“Pusho në paqe, kolegu im komedian Reggie McFadden. Edhe një tjetër vëlla veteran i humorit që u largua nga kjo botë”, ka shkruar në Facebook, komediani Tony Luewellyn.

McFadden, i lindur në Brooklyn të New Yorkut, iu bashkua kastit të projektit filmik “In Living Color” në vitet 1993-1994, ku interpretoi personazhe të ndryshme në serialin e njohur humoristik.

Gjatë karrierës së tij, ai u shfaq edhe në seriale të tjera televizive, përfshirë “Martin”, “Hangin’ with Mr. Cooper”, “Coach”, “Moesha”, “Getting Personal” dhe “Curb Your Enthusiasm”. Në kinema, ai ishte pjesë e filmave “Jacob’s Ladder” dhe “Little Nicky”.

McFadden kishte realizuar edhe një speciale humori për Comedy Central dhe për vite me radhë ishte një performues i rregullt në skenat e Las Vegasit.

Vdekja e tij shënon humbjen e një prej emrave të njohur të brezit të komedianëve që u bënë pjesë e historisë së “In Living Color”, një prej emisioneve më të rëndësishme të humorit në televizionin amerikan.