Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Showgeschäft

„South Park“ wird zu „Südamerika“, um sich über Trump lustig zu machen.

„South Park“ wird zu „Südamerika“

„South Park“ wird zu „Südamerika“

Krijuesit e serialit të animuar “South Park”, Matt Stone dhe Trey Parker, kanë njoftuar se seriali do të mbajë përkohësisht emrin “South America”, në atë që duket si një thumbim ndaj presidentit amerikan Donald Trump, ka shkruar Trump, ka shkruar BBC.

“Të frymëzuar nga guximi dhe patriotizmi i Apple dhe Google, po e ndryshojmë emrin e ‘South Park’ në ‘SOUTH AMERICA’”, kanë deklaruar krijuesit.

Shakaja lidhet me përpjekjet e administratës Trump për të ndryshuar emrat e vendeve gjeografike në SHBA. 

Në muajin gusht, Trump ka nënshkruar një urdhër për ndryshimin e emrit të Lake Ontario në “Lake America”, ndërsa vitin e kaluar deklaroi se Gjiri i Meksikës duhet të quhet “Gulf of America”.

Në rrjetet sociale u publikua edhe një version i ri i tabelës së serialit, ku fjala “Park” ishte zëvendësuar me “America”.

Krijuesit nuk u ndalën me kaq, duke ironizuar edhe kompaninë mëmë të serialit, “Paramount Skydance”.

“Duam të falënderojmë veçanërisht kompaninë tonë mëmë ‘Paramount’, një ‘kapitullim të Skydance’”, kanë deklaruar ata.

“South Park”, i cili ndodhet në sezonin e 29-të, e bëri këtë njoftim pak ditë pasi fitoi çmimin “Emmy” për Programin më të Mirë të Animuar.

Sezoni i ri i South Park do të nisë më 16 shtator.