---
description: Artistja Selena Gomez po përballet me një padi nga pesë investitorë të platformës së shëndetit mendor “Wondermind”, kompani që ajo e bashkëthemeloi me nënën e s
title: "Selena Gomez kundërshton akuzat për mashtrim: Janë të pabaza, në mos krejtësisht të pavlera"
image: https://resources.koha.net/images/2026/August/28/f00841af-bc09-4de7-8dfa-de1858f7c678.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Selena Gomez kundërshton akuzat për mashtrim: Janë të pabaza, në mos krejtësisht të pavlera

![Selena Gomez](https://resources.koha.net/images/2026/August/28/f00841af-bc09-4de7-8dfa-de1858f7c678.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Selena Gomez

Foto: Associated Press

- Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 28 gusht 2026 15:01
- Shpërndaje në:

* Përktheu: Vita Abrashi-Kajtazi ![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)
* 28 gusht 2026 15:01
* Shpërndaje në:

Artistja Selena Gomez po përballet me një padi nga pesë investitorë të platformës së shëndetit mendor “Wondermind”, kompani që ajo e bashkëthemeloi me nënën e saj rreth pesë vjet më parë, ka shkruar [BBC.](https://www.bbc.com/news/articles/cz0z4k28804o)

Investitorët pretendojnë se Gomez ka shkelur marrëveshjen duke mos e mbështetur siç e kishte premtuar kompaninë dhe se si pasojë, ata janë mashtruar për rreth 1.2 milionë dollarë që kishin investuar.

Sipas investitorëve, atyre u ishte thënë se Gomez, si një nga gratë më të famshme në botë dhe me një brend me vlerë miliarda dollarë, do të ishte aktive në ndërtimin e kompanisë dhe do të merrte rol drejtues në marketing.

Por Gomez i ka mohuar akuzat. Avokati i saj, Matthew Rosengart, i ka kërkuar gjykatës që ajo të përjashtohet nga çështja, duke argumentuar se akuzat janë të paqarta dhe kontradiktore.

“Pretendimet kundër saj janë të pabazuara, në mos krejtësisht të pavlera”, ka thënë avokati.

[Edhe ![Selena Gomezi dëshiron të vazhdojë të përparojë](https://resources.koha.net/images/2025/September/10/bdbc65df-deab-4741-9bd1-c18012b551aa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 10 sht 2025 Selena Gomezi dëshiron të vazhdojë të përparojë](https://www.koha.net/showbiz/selena-gomez-deshiron-te-vazhdoje-te-perparoje)

Ai ka shtuar se ekipi ligjor po shqyrton edhe mundësi të tjera ligjore, përfshirë kërkimin e masave ndëshkuese ndaj paditësve.

**Biznesi me familjarët mund të jetë i rrezikshëm**

Rasti ka vendosur në qendër të vëmendjes edhe nënën e Gomezit, e cila përballet me akuzat së bashku me kompaninë dhe një bashkëthemelues tjetër.

Ekspertja e komunikimit, Lauren Beeching, ka thënë se bizneset familjare mund të jenë më të ndërlikuara për personazhet e famshme, pasi është më e vështirë të ndahen marrëdhëniet personale nga reputacioni dhe përgjegjësitë profesionale.

“Nëse hyni në biznes si familje, do të vendosja më shumë strukturë, jo më pak. Përcaktoni përgjegjësitë e secilit, vendosni mbikëqyrje të pavarur dhe vendosni çfarë ndodh nëse diçka shkon keq, përpara se të ndodhë”, ka thwnw ajo.

[Edhe ![Lopez nuk do të shpenzojë më miliona dollarë në projekte impulsive si “This Is Me...Now”](https://resources.koha.net/images/2026/November/25/f88dd2ec-e344-449c-bf02-a08ae7942ac6.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 25 nën 2026 Lopez nuk do të shpenzojë më miliona dollarë në projekte impulsive si “This Is Me...Now”](https://www.koha.net/showbiz/lopez-nuk-do-te-shpenzoje-me-miliona-dollare-ne-projekte-impulsive-si-this-is-menow)

Sipas saj “një marrëdhënie familjare nuk duhet të jetë struktura e qeverisjes së një kompanie”.

Megjithatë, sipas Beeching, çështja mund të mos ketë ndikim afatgjatë në imazhin e Gomezit.

“Do të ketë tituj lajmesh sepse Selena Gomez është jashtëzakonisht e famshme, por nuk mendoj se është lloj historie që e intereson veçanërisht audiencën e saj kryesore.”

Ekspertja shton se ka dallim mes titujve negativë dhe dëmtimit të qëndrueshëm të reputacionit.

Ndërsa për personazhet e famshme që duan të ndërtojnë biznese mbi emrin e tyre, ajo ka dhënë një këshillë.

[Edhe ![Përfaqësuesit e Elvis Presley dhe Eminem padisin “Suno” për shkelje të të drejtave të autorit me AI](https://resources.koha.net/images/2026/November/09/28b5f0c5-8d70-43f9-ad20-6c15fba1e77d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 9 nën 2026 Përfaqësuesit e Elvis Presley dhe Eminem padisin “Suno” për shkelje të të drejtave të autorit me AI](https://www.koha.net/showbiz/perfaqesuesit-e-elvis-presley-dhe-eminem-padisin-suno-per-shkelje-te-te-drejtave-te-autorit-me-ai)

“Para se t’ia huazoni emrin tuaj një kompanie, mos pyesni vetëm se çka mund t’i sjellë reputacioni juaj biznesit. Pyesni edhe se çka mund t’i bëjë ai biznes reputacionit tuaj”, ka thënë ajo.

 

[#Selena Gomez](https://www.koha.net/tag/selena-gomez) [#biznesi](https://www.koha.net/tag/biznesi) [#biznesi familjare](https://www.koha.net/tag/biznesi-familjare) [#keshillat per biznesin](https://www.koha.net/tag/keshillat-per-biznesin) [#imazhi](https://www.koha.net/tag/imazhi) [#demtimi i imazhit](https://www.koha.net/tag/demtimi-i-imazhit)

Artikuj të ngjashëm

- [![Jennifer Lawrence flet hapur për ndërhyrjet estetike dhe biznesin e ri të flokëve](https://resources.koha.net/images/2026/October/28/dab94296-db7f-4dc6-af50-534cf24ad337.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 28 tet 2026 Jennifer Lawrence flet hapur për ndërhyrjet estetike dhe biznesin e ri të flokëve](https://www.koha.net/showbiz/jennifer-lawrence-konfirmon-operacionin-ne-gjoks-teksa-tregon-edhe-per-brendin-e-ri)
- [![Meta gjobitet me 25 miliardë dollarë për “gënjeshtra” lidhur me privatësinë e të dhënave të përdoruesve](https://resources.koha.net/images/2026/June/12/3bf94b91-948a-426f-b49e-cf13b10cb4d8.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Tech 21 tet 2026 Meta gjobitet me 25 miliardë dollarë për “gënjeshtra” lidhur me privatësinë e të dhënave të përdoruesve](https://www.koha.net/tech/meta-gjobitet-me-25-miliarde-dollare-per-genjeshtra-lidhur-me-privatesine-e-te-dhenave-te-perdoruesve)

[Botë.]() [Sanchezi këmbëngul se do të fitojë, përkundër sondazheve](https://www.koha.net/bote/sanchezi-kembengul-se-do-te-fitoje-perkunder-sondazheve)

[Arbëri.]() [Andoni: Kosovën e duan si një lloj Tajvani brenda Evropës](https://www.koha.net/arberi/andoni-kosoven-e-duan-si-nje-lloj-tajvani-brenda-evropes)

[Futboll.]() [Nottinghami e thellon krizën e Chelseat](https://www.koha.net/futboll/nottinghami-e-thellon-krizen-e-chelseat)

[Lifestyle.]() [Çaji më i mirë për të lehtësuar fryrjen e barkut](https://www.koha.net/lifestyle/caji-me-i-mire-per-te-lehtesuar-fryrjen-e-barkut)

[Kulturë.]() [NEWBORN-i bëhet kuqezi në prag të 28 Nëntorit](https://www.koha.net/kulture/newborn-i-behet-kuqezi-ne-prag-te-28-nentorit)

[Botë.]() [Lukashenko: Sipas logjikës së Putinit, Rusia duhet t’i kthehet Mongolisë](https://www.koha.net/bote/lukashenko-sipas-logjikes-se-putinit-rusia-duhet-ti-kthehet-mongolise)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Selena Gomez kundërshton akuzat për mashtrim: Janë të pabaza, në mos krejtësisht të pavlera","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/selena-gomez-kundershton-akuzat-per-mashtrim-jane-te-pabaza-ne-mos-krejtesisht-te-pavlera","datePublished":"2026-08-28T15:01:00+02:00","dateModified":"2026-08-28T15:01:02+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":463,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Artistja Selena Gomez po përballet me një padi nga pesë investitorë të platformës së shëndetit mendor “Wondermind”, kompani që ajo e bashkëthemeloi me nënën e s","url":"https://www.koha.net/showbiz/selena-gomez-kundershton-akuzat-per-mashtrim-jane-te-pabaza-ne-mos-krejtesisht-te-pavlera","keywords":"Selena Gomez, biznesi, biznesi familjare, keshillat per biznesin, imazhi, demtimi i imazhit","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/August/28/f00841af-bc09-4de7-8dfa-de1858f7c678.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
