Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Showgeschäft

Robert De Niros Geheimnis mit Hunden überraschte Woody Harrelson

Woody Harrelson und Robert De Niro

Woody Harrelson und Robert De Niro

Foto: Associated Press

Aktori Woody Harrelson mbeti i habitur kur zbuloi se kolegu i tij Robert De Niro ka plot 18 qen në shtëpinë e tij në New York.

Harrelson, i cili ka luajtur me De Niron në filmin satirik “Wag the Dog” të vitit 1997, tregoi për Interview Magazin se e vizitoi së fundmi aktorin dhe u përball me një “pritje” të pazakontë.

“Shkuam në shtëpinë e tij këtu në New York dhe nëntë qen erdhën te dera. Janë qen të vegjël dhe bëjnë çfarë të duan”, ka thënë aktori.

65-vjeçari ka pranuar se nuk e kishte imagjinuar kurrë De Niron si një njeri kaq të apasionuar pas qenve.

“Kur mendon për De Niron, nuk e imagjinon brenda një bote me një mori qensh”, ka thënë ai.

Disa prej qenve të De Niros nuk janë thjesht kafshë shtëpiake. Dy prej tyre, Lily dhe Annie, u shfaqën edhe në filmin “The Alto Knights” të vitit 2025, ku De Niro luajti përkrah Debra Messing.

Messing pati treguar më herët në emisionin Today se ishte befasuar kur mësoi se qentë ishin të aktorit.

“Ishte e pabesueshme. Para së gjithash, ata janë qentë e vërtetë të Bobit. Ata janë qentë e tij dhe kjo më bëri të qesh shumë. Ai hyri me këta qen të vegjël dhe unë mendova: ‘Në rregull, kjo nuk ka kuptim’. Por ishte fantastike”, ka thënë ajo.

Sipas saj, qentë përfunduan me një rol shumë më të madh nga sa ishte planifikuar fillimisht dhe madje u shfaqën të veshur me pallto prej gëzofi.

“Qentë patën një rol shumë, shumë më të madh nga sa ishte menduar fillimisht. Madje ishin të veshur me pallto”, ka thënë ajo.

Vetë De Niro ka treguar se ishte partnerja e tij, Tiffany Chen, ajo që e bindi t’i përfshinte qentë në film.

“Partnerja ime, ne kemi shumë qen, më tha: ‘Ndoshta mund t’i fusësh këta qen, njërin prej tyre!’ Dhe unë thashë: ‘Në rregull, më lër t’jua prezantoj’”, pati thënë aktori në programin e BBC-së “The One Show”.