Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Showgeschäft

Russell Brand erscheint vor Gericht wegen Vergewaltigung und sexueller Nötigung.

Russell Brand

Russell Brand

Foto: Associated Press

Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është paraqitur në gjykatë në Londër, ku ka nisur procesi gjyqësor ndaj tij për akuza për përdhunim dhe sulme seksuale. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat, ka shkruar BBC.

Brand, 51 vjeç, përballet me tri akuza për përdhunim, tri për sulm seksual dhe një për sulm të pahijshëm. Ngjarjet pretendohet se kanë ndodhur mes viteve 1999 dhe 2009, në Londër dhe Bournemouth. Në këtë çështje janë gjashtë gra që kanë paraqitur akuza.

Të hënën, në Gjykatën e Kurorës në Southwark të Londrës, nisi përzgjedhja e anëtarëve të jurisë. Gjyqtari u kërkoi kandidatëve të tregonin nëse kishin dëgjuar më parë për Brand ose kishin ndjekur një dokumentar televiziv dhe një artikull gazete të publikuar rreth tri vjet më parë, ku ishin ngritur akuza për sjellje të pahijshme seksuale ndaj tij.

Gjashtë kandidatë thanë se e kishin parë dokumentarin ose e kishin lexuar artikullin. Pas procesit fillestar, lista u ngushtua në 20 kandidatë, nga të cilët do të përzgjidhet juria përfundimtare.

Gjyqtari paralajmëroi kandidatët të mos kryejnë kërkime të pavarura për aktorin. Gjykimi pritet të zgjasë rreth gjashtë javë, ndërsa seancat kryesore pritet të nisin të mërkurën.

Brand mbërriti në gjykatë i veshur me kostum ngjyrë hiri dhe syze dielli, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Laura.

Aktori u bë i njohur fillimisht si komedian dhe prezantues televiziv, përpara se të ndërtonte një karrierë në Hollywood, me role në filmat “Forgetting Sarah Marshall” dhe “Get Him to the Greek”. Vitet e fundit, ai i është përkushtuar podkasteve dhe jeton në Florida të Shteteve të Bashkuara.