Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Showgeschäft

Robert De Niro: In Hollywood ist Erfolg nie garantiert

Robert De Niro

Robert De Niro

Foto: Associated Press

Aktori i njohur, Robert De Niro, nuk do t’i pengonte fëmijët e tij të ndiqnin rrugën e tij në industrinë e filmit, por ka një këshillë të qartë për ta: suksesin duhet ta fitojnë vetë, ka shkruar FemaleFirst.

83-vjeçi, baba i shtatë fëmijëve, ka thënë se për të pasur sukses në Hollywood nuk mjafton të jesh pjesë e një familjeje të famshme.

“Është një angazhim. Nëse je fëmijë i dikujt si unë, njerëzit do të të thonë: ‘Ma trego talentin’. Nëse nuk dukesh vërtet i sinqertë, i përkushtuar dhe i gatshëm të punosh fort, kjo do të ketë ndikim negativ. Por nëse, me kalimin e kohës, i bind njerëzit se e dëshiron vërtet dhe je gati të shkosh deri në fund, atëherë gjithçka mund të kthehet në favorin tënd”, ka thënë De Niro.

Aktori ka theksuar se askush nuk ka sukses të garantuar në Hollywood.

“Gjëja më e rëndësishme është të punosh fort, sepse vërtet e dëshiron këtë. Duhet të jesh i përkushtuar. Nuk është e lehtë. Është e vështirë dhe duhet të punosh shumë për të arritur diku. Madje edhe atëherë, nuk ka asnjë garanci”, u shpreh ai.

De Niro ka folur gjithashtu për themelimin e Festivalit të Filmit “Tribeca”, të cilin e bashkëthemeloi në vitin 2002 me Jane Rosenthal, pas sulmeve të 11 shtatorit.

Ai kujtoi se festivali ishte një mënyrë për të rikthyer gjallërinë në New York.

“Festivali ishte një lloj akti sfidues. Kishim 120 ditë, 1.300 vullnetarë, pa para dhe pa një plan të gatshëm. Kishim vetëm një ide dhe një lagje që kishte nevojë që njerëzit të riktheheshin. Kjo nuk kishte të bënte vetëm me filmat, por me pyetjen nëse qendra e qytetit do të rikthehej në jetë”, ka thënë ai.

Historia e festivalit është trajtuar në dokumentarin e Netflixit “Tribeca 25”, i cili tregon se si arti dhe kultura ndihmuan në ringritjen e komunitetit të New Yorkut pas një prej tragjedive më të mëdha të qytetit.